“Ftojeni Krishtin të Jetë Autori i Historisë Suaj”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.
Sesioni i Paradites të së Dielës
Ftojeni Krishtin të Jetë Autori i Historisë Suaj
Pjesë të Shkëputura
Dëshmoj se Shpëtimtari është “autori dhe plotësuesi i besimit [tonë]” [Hebrenjve 12:2]. A do ta ftoni Atë të jetë autori dhe plotësuesi i historisë suaj? …
Parimi madhështor i lirisë së zgjedhjes na lejon, sigurisht, t’i shkruajmë vetë historitë tona – Davidi mund të kishte shkuar në shtëpi, duke u kujdesur sërish për dhentë. Por Jezu Krishti që rri gati për të na përdorur si mjete hyjnore, i mprehu lapsat në dorën e Tij për të shkruar një kryevepër! …
… Por që ta lëmë Perëndinë të triumfojë, ta lëmë Atë që të jetë autori dhe plotësuesi i historive tona, kërkohet nga ne që t’i mbajmë urdhërimet dhe besëlidhjet që kemi bërë. Mbajtja e urdhërimeve dhe e besëlidhjeve tona është ajo që do të na e hapë linjën e komunikimit për të marrë zbulesë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Dhe nëpërmjet manifestimeve të Shpirtit do të ndodhë që ta ndiejmë dorën e Mësuesit që i shkruan historitë tona me ne. …
Pse dëshirojmë që Shpëtimtari të jetë autori dhe plotësuesi i historive tona? Për shkak se Ai e njeh potencialin tonë përsosurisht, Ai do të na çojë në vende ku nuk e kishim përfytyruar kurrë veten. Ai do të na bëjë një David ose një Ester. Ai do të na tendosë e do të na përmirësojë që të jemi më shumë si Ai. Gjërat që do të arrijmë ndërsa veprojmë me më tepër besim, do të na e shtojnë besimin te Jezu Krishti. …
Ne do të gjykohemi nga libri ynë i jetës. Mund të zgjedhim të shkruajmë një tregim të rehatshëm për veten. Ose mund ta lejojmë Kryeautorin dhe Plotësuesin ta shkruajë historinë tonë me ne, duke lejuar që roli të cilin Ai ka nevojë që ne të luajmë, të marrë epërsi mbi ambiciet tona të tjera.
Lëreni Krishtin të jetë autori dhe plotësuesi i historisë suaj!