“Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.
Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë
Pjesë të Shkëputura
Disa njerëz gabimisht marrin mesazhin se pendimi dhe ndryshimi janë të panevojshëm. Mesazhi i Perëndisë është se ata janë thelbësorë. …
Disa njerëz gabimisht marrin mesazhin se pendimi është një ngjarje që ndodh veç një herë. Mesazhi i Perëndisë është se, siç ka dhënë mësim Presidenti Rasëll M. Nelson: “Pendimi … është një proces”. …
Disa njerëz gabimisht marrin mesazhin se nuk janë të denjë për të marrë pjesë plotësisht në ungjill ngaqë nuk janë tërësisht të lirë nga zakonet e këqija. Mesazhi i Perëndisë është se denjësia nuk është të jesh i patëmetë. Denjësia është të jesh i ndershëm dhe të përpiqesh. Ne duhet të jemi të ndershëm me Perëndinë, udhëheqësit e priftërisë dhe të tjerët që na duan, dhe duhet të përpiqemi fort që t’i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë dhe të mos heqim kurrë dorë ngaqë rrëshqasim. …
Disa njerëz gabimisht marrin mesazhin se Perëndia pret për të na ndihmuar deri pasi të pendohemi. Mesazhi i Perëndisë është se Ai do të na ndihmojë teksa pendohemi. …
… Hiri i Tij nuk është një çmim vetëm për të denjët. Është “ndihma hyjnore” që jep Ai, e cila na ndihmon të bëhemi të denjë. Nuk është një shpërblim vetëm për të drejtët. Është “dhurimi i forcës” që jep Ai, e cila na ndihmon të bëhemi të drejtë. Ne nuk po ecim thjesht drejt Perëndisë dhe Krishtit. Ne po ecim me Ta. …
… Kur ndieni se keni dështuar shumë herë më tepër se sa duhet për të vazhduar të përpiqeni, kujtoni se Shlyerja e Krishtit, dhe hiri që ajo e bën të mundur janë të vërteta. “Krahu [i Tij] i mëshirës është shtrirë drejt jush” [3 Nefi 9:14]. Juve ju duan, sot, pas 20 vjetësh dhe përgjithmonë.