2021
Pasuria më e Madhe
Nëntor 2021


“Pasuria më e Madhe”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.

Sesioni i Paradites të së Shtunës

Pasuria më e Madhe

Pjesë të Shkëputura

pamje ajrore e qytetit

Kur dashuria e Perëndisë vendos tonin e jetës sonë, të marrëdhënieve tona me njëri‑tjetrin dhe më së fundmi të ndjenjës sonë për gjithë njerëzimin, atëherë dallimet e vjetra, etiketimet kufizuese dhe përçarjet artificiale fillojnë të largohen dhe paqja shtohet. …

Sigurisht, ne po flasim këtu për urdhërimin e parë të madh, që iu dha familjes njerëzore – ta duam Perëndinë me gjithë shpirt pa ngurrim ose kompromis, që është me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tonë. Kjo dashuri për Perëndinë është urdhërimi i parë i madh i gjithësisë. Por e vërteta e parë e madhe e gjithësisë është se Perëndia na do ne pikërisht në atë mënyrë – me gjithë shpirt, pa ngurrim ose kompromis, me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën e Tij. Kur ato forca madhështore të zemrës së Tij dhe të zemrës sonë takohen pa kufizim, ka një shpërthim të vërtetë të fuqisë shpirtërore dhe morale. …

Atëherë dhe vërtet vetëm atëherë, ne mund ta zbatojmë me efektshmëri urdhërimin e dytë të madh në mënyra që nuk janë sipërfaqësore apo të parëndësishme. Nëse e duam Perëndinë aq sa të përpiqemi që të jemi plotësisht besnikë ndaj Tij, Ai do të na japë aftësinë, zotësinë, vullnetin dhe mënyrën për t’i dashur të afërmit tanë dhe vetveten. Ndoshta atëherë do të jemi vërtet të aftë të themi përsëri: “Nuk mund të kishte një popull më të lumtur mes gjithë njerëzve të krijuar nga dora e Perëndisë” [4 Nefi 1:16].