“Nevoja për një Kishë”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2021.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Nevoja për një Kishë
Pjesë të Shkëputura
Sot, mesazhi im ka të bëjë me njerëz të tillë të mirë dhe me mendje fetare, të cilët nuk i frekuentojnë më ose nuk marrin më pjesë në kishat e tyre. Kur them “kishat”, përfshij sinagogat, xhamitë ose organizatat e tjera fetare. Ne jemi të shqetësuar që frekuentimi në të gjitha këto është ulur ndjeshëm, në shkallë vendi. …
Frekuentimi dhe aktivizimi në një kishë na ndihmojnë të bëhemi njerëz më të mirë dhe të jemi ndikim më i mirë në jetën e të tjerëve. …
… Në kishë ne shoqërohemi me njerëz të mrekullueshëm që përpiqen fort t’i shërbejnë Perëndisë. Kjo na kujton se ne nuk jemi vetëm në veprimtaritë tona fetare. Të gjithë kemi nevojë për shoqërime me të tjerët dhe shoqërimet në kishë janë disa nga më të mirat që mund të përjetojmë. …
… Anëtarët që heqin dorë nga frekuentimi i Kishës, dhe mbështeten vetëm te shpirtshmëria individuale, e shkëputin veten nga këto gjëra thelbësore të ungjillit: fuqia dhe bekimet e priftërisë, plotësia e doktrinës së rivendosur dhe shtysat e mundësitë për ta vënë në zbatim atë doktrinë. …
Përveç ndjenjës së paqes dhe gëzimit që vjen nëpërmjet shoqërimit të Shpirtit, anëtarët tanë që e frekuentojnë Kishën, gëzojnë frytet e të jetuarit të ungjillit, të tilla si bekimet e të jetuarit të Fjalës së Urtësisë dhe mirëqenien materiale dhe shpirtërore të premtuar nga të jetuarit e ligjit të së dhjetës. …
… Plotësia e doktrinës dhe ordinancat e saj shpëtuese dhe ekzaltuese janë në dispozicion vetëm në Kishën e rivendosur.