2022
Lidhuni
Mars 2022


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, Mars 2022.

Lidhuni

Adam L.

15 vjeç nga Xhamajka

i ri

Fotografia nga Christina Smith

Prindërit e mi më tregojnë se si të jem si Krishti. Ata janë gjithmonë duke i ndihmuar njerëzit. Kur u shërbejnë të tjerëve, ata nuk ankohen. Ata e mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit. Ata gjithashtu i bëjnë lutjet e tyre çdo mëngjes e çdo mbrëmje.

Unë mësoj gjëra të tjera nga prindërit e mi. Babi im është artist i shkëlqyer. Ai është veçanërisht i zoti për të vizatuar me laps. Unë vendosa një synim që ta përmirësoj artin tim, prandaj e vështroj atë me kujdes.

Një synim tjetër që kam, është të marr nota të mira në shkollë. Nganjëherë shqetësohem gjatë provimeve. Një herë ishte vërtet e vështirë, prandaj u luta. Më pas u ndjeva i lehtësuar dhe i lumtur brenda vetes. Isha në gjendje ta bëja provimin pa shqetësime. E di që Fryma e Shenjtë më ndihmoi të mos ndieja frikë.

Një herë isha në një projekt shërbimi për të ndihmuar që të lyheshin muret e një shkolle aty pranë. Fillimisht nuk doja të isha atje, por më pas fillova të ndihem më mirë rreth kësaj. Tani, kurdoherë që kaloj pranë asaj shkolle, më bën të ndihem i veçantë. E di se i ndihmova fëmijët atje.