2022
Në ç’Mënyrë e Dëgjoni Ju Atë?
Mars 2022


“Në ç’Mënyrë e Dëgjoni Ju Atë?” Për Forcën e Rinisë, Mars 2022.

Fjala e Mbylljes

Në ç’Mënyrë e Dëgjoni Ju Atë?

pjesëza figurëformuese
njerëz me forma të figurëformueses që mungojnë

Ilustrimet nga Oksana Grivina

Bashkë me udhëzimin plot paqe që marrim nga Fryma e Shenjtë, herë pas here, Perëndia e siguron fuqimisht dhe shumë personalisht secilin prej nesh, se Ai na njeh dhe na do. Atëherë, në çastet tona të vështirësisë, Shpëtimtari na i sjell këto përvoja sërish në mendje.

Mendo për vetë jetën tënde. Këto përvoja mund të vijnë në kohë kulmore gjatë jetës sonë ose gjatë atyre që mund të duken fillimisht si ndodhi të qeta. Këto çaste që të përcaktojnë shpirtërisht, vijnë në kohë të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, të posaçme për secilin prej nesh.

Jozef Smithi shpjegoi se ne nganjëherë marrim goditje të “befas[ishme] ide[sh]” dhe me raste një vërshim të pastër inteligjence.1

Presidenti Dallin H. Ouks, duke iu përgjigjur një burri të sinqertë, i cili pretendonte se nuk kishte pasur kurrë një përvojë të tillë, e këshilloi: “Ndoshta ke marrë përgjigje për lutjet e tua vazhdimisht, por i ke pasur pritshmëritë e tua të përqendruara te një shenjë aq e madhe apo te një zë aq i lartë, saqë mendon se nuk ke marrë përgjigje”2.

E kemi dëgjuar kohët e fundit Presidentin Rasëll M. Nelson të thotë: “Unë ju ftoj të mendoni thellë dhe shpesh për këtë pyetje kyç: Në ç’mënyrë e dëgjoni ju Atë? Unë ju ftoj gjithashtu që të ndërmerrni hapa për ta dëgjuar Atë më mirë dhe më shpesh.”3

Shënime

  1. Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 136.

  2. Dallin H. Oaks, Life’s Lessons Learned: Personal Reflections (2011), f. 116.

  3. Russell M. Nelson, “‘How Do You #HearHim?’ A Special Invitation”, 26 shkurt 2020, blog.ChurchofJesusChrist.org.