“Çfarë duhet të bëj kur e ndiej që përpjekjet e mia për ta përhapur ungjillin nuk po sjellin ndryshim?” Për Forcën e Rinisë, Mars 2022.
Pyetje dhe Përgjigje
“Çfarë duhet të bëj kur e ndiej që përpjekjet e mia për ta përhapur ungjillin nuk po sjellin ndryshim?”
Ndiq Shembullin e Jezu Krishtit
“Një herë mësuesi im tha se Perëndia nuk ekziston. Isha duke e lexuar Librin e Mormonit çdo ditë dhe e dija se ajo që ai po thoshte, nuk ishte e vërtetë. U përpoqa të jepja dëshminë time, por ai nuk më dëgjoi. Kam mësuar se veprimet e mia shprehin më shumë sesa fjalët e mia. Shoqet e mia më përkrahin shumë në standardet e mia. Ato gjithmonë më vëzhgojnë, ngaqë jam anëtare e Kishës.”
Valeria F., 18 vjeçe, Honduras
Kërko Ndihmë
“Ka qindra mënyra për ta përhapur ungjillin. Nganjëherë përpjekjet e tua më të mira nuk do të garantojnë që shokët e tu do të të vlerësojnë. Nuk je vetëm. Kërkoji ndihmë Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit tënd. Mund të zbulosh diçka të re.”
Banri O., 15 vjeç, Japoni
Ji një Shembull i Mirë
“Gjithmonë më kujtohet këshilla e udhëheqëseve të mia: ‘Të jesh një shembull është një nga mënyrat më të mira për ta përhapur ungjillin’. Nëse përpiqemi fort të japim një shembull të mirë dhe të jemi një dritë për të tjerët, do të jetë më e lehtë për ne që ta përhapim ungjillin te më shumë njerëz. Të qenit një përfaqësuese e Jezu Krishtit mund të sjellë bekime të mëdha për jetën tonë dhe jetën e njerëzve përreth nesh.”
Boni Q., 16 vjeçe, Bolivi
Është Zgjedhja e Tyre
“Jam refuzuar shumë herë kur kam folur për ungjillin. Ndershmërisht, nganjëherë ndihem e trishtuar ngaqë nuk shoh ndonjë rezultat. Kam mësuar se nuk është faji im kur njerëzit nuk e pranojnë ungjillin. Është zgjedhja e tyre dhe duhet të jem e duruar. Më vonë përpjekjet e mia mund të sjellin ndryshim. Gjithmonë mund të lutem për njerëzit që i ftoj.”
Kristina B., 18 vjeçe, Rumani
Jep Mësim dhe Vepro si Krishti
“Ne mund të mendojmë për mënyra të reja, argëtuese për ta përhapur ungjillin. Për shembull, ne mund të mësojmë nga mënyra se si Jezu Krishti predikoi nëpërmjet shëmbëlltyrave dhe veprimeve. Veprimet tona tregojnë se kush jemi dhe standardet tona.”
Johan S., 16 vjeç, Bolivi
Ji i/e Duruar
“Jam refuzuar shumë herë kur kam folur për ungjillin. Ndershmërisht, nganjëherë ndihem e trishtuar ngaqë nuk shoh ndonjë rezultat. Kam mësuar se nuk është faji im kur njerëzit nuk e pranojnë ungjillin. Është zgjedhja e tyre dhe duhet të jem e duruar. Më vonë përpjekjet e mia mund të sjellin ndryshim. Gjithmonë mund të lutem për njerëzit që i ftoj.”
Kristina B., 18 vjeçe, Rumani
Vazhdo të Përpiqesh
“Shumë herë kur i ftoj shoqet e mia që të vijnë në Kishë të dielave, ato nuk e pranojnë ftesën. Është e vështirë kur nuk pranohesh, por kur i lexoj shkrimet e shenjta, unë e di se gjithçka që e bëjmë për të tjerët, ne e bëjmë për Jezu Krishtin. Besoj se të kemi durim është çelësi. Nuk e dimë kurrë se kur mund t’i bekojnë njerëzit fjalët që ne u themi.”
Valeria V., 14 vjeçe, Bolivi
Lutu për Ta
“Një mënyrë e thjeshtë për ta përhapur ungjillin është të tregosh dashurinë tënde për shokët dhe shoqet e tua. Mund të lutesh për guxim që ta përhapësh ungjillin. Gjithashtu mund të lutesh për ta që të kenë një kuptueshmëri më të mirë për mesazhin e ungjillit.”
Juria K., 18 vjeçe, Japoni