2022
Shpirti Mund të Më Ndihmojë të Di se si të Shërbej
Mars 2022


“Shpirti Mund të Më Ndihmojë të Di se si të Shërbej”, Për Forcën e Rinisë, Mars 2022.

Tema dhe Unë

Të rinjtë dhe të rejat tregojnë se si po i jetojnë fjalët e Temave të Të Rejave dhe të Kuorumit të Priftërisë Aarone

Shpirti Mund të Më Ndihmojë të Di se si të Shërbej

“Si dishepulle e Jezu Krishtit, unë përpiqem fort të bëhem si Ai. Unë kërkoj dhe veproj sipas zbulesës vetjake dhe u jap shërbesë të tjerëve në emrin e Tij të shenjtë.”

e re

Gjatë pandemisë së COVID-19, shumë njerëz fituan më pak të ardhura ose madje i humbën punët e tyre. Doja ta lehtësoja pak barrën e tyre. Me përkrahjen e mamit dhe të babit tim, dhe duke përdorur vetë paratë e mia, fillova t’u jap ushqime njerëzve nevojtarë. Zakonisht e bëja këtë duke porositur ushqim për të tjerët nëpërmjet një programi kompjuterik që shpërndante ushqime me motorë. Nganjëherë çoja ushqime te pika të caktuara për ata që po hasin vështirësi.

Në Indonezi ka shumë shoferë me motorë që shërbejnë si taksi. Ne përdorim një program kompjuterik në telefonat tanë për të bërë porosi për shërbimet e tyre. Gjatë pandemisë, shoferët e kishin të vështirë të merrnin porosi.

Një ditë ndoqa një nxitje nga Shpirti për ta ndihmuar një shofer të rastit. Porosita ushqime nga programi kompjuterik që shpërndante ushqime me motorë. Por kur ai shkoi te restoranti për të marrë ushqimin, i dërgova një mesazh që t’i thosha se ushqimi në të vërtetë ishte për të. U befasua dhe nuk e besonte që ishte për të. Kur i thashë se ishte për të, ai menjëherë më falënderoi dhe u lut për mua. Më tha se do ta çonte ushqimin në shtëpi dhe do t’ia jepte fëmijës së vet. Dukej shumë i lumtur. Kjo më bëri edhe mua të ndihesha kaq e lumtur.

Ndonëse unë dhe familja ime po hasnim gjithashtu disa sfida, unë ia vura veshin Shpirtit dhe zgjodha të shërbeja. Patëm mundësinë të përjetonim gëzim e lumturi, gjë që na ndihmoi t’i kapërcenim sfidat tona.

Jam shumë mirënjohëse për Frymën e Shenjtë. Kjo përvojë më kujton një shkrim të shenjtë nga Dhiata e Re, Gjoni 13:34: “Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin”. E di se kur e ndjekim Shpirtin, ne do të marrim bekime të mrekullueshme nga Ati Qiellor.

Autorja jeton në Xhavën Perëndimore në Indonezi.