![](https://www.churchofjesuschrist.org/imgs/https%3A%2F%2Fassets.churchofjesuschrist.org%2F2a%2Fd5%2F2ad50382a018cad92c11892e4caab64b4eca8f38%2F2ad50382a018cad92c11892e4caab64b4eca8f38.jpeg/full/!250,/0/default)
Raporti i Departamentit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2013
Drejtuar Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Të dashur Vëllezër: Siç përshkruhet me anë të zbulesës në seksionin 120 të Doktrinës e Besëlidhjeve, Këshilli mbi Planifikimin e Të Dhjetave – i përbërë nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese –autorizon shpenzimin e fondeve të Kishës. Subjektet e Kishës i shpenzojnë fondet në përputhje me buxhetet, politikat dhe procedurat e miratuara.
Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës, i cili përbëhet nga profesionistë të licencuar dhe është i pavarur nga të gjitha departamentet e tjera të Kishës, ka përgjegjësinë të kryejë kontrolle financiare me qëllim që të japë siguri të arsyeshme në lidhje me kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe mbrojtjen e pasurive të Kishës.
Bazuar mbi kontrollet financiare të kryera, Departamenti i Kontrollit Financiar të Kishës është i mendimit se, në çdo hollësi të rëndësishme, kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe pasuritë e Kishës për vitin 2013, janë regjistruar dhe administruar në harmoni me buxhetet, politikat dhe praktikat llogaritëse të miratuara të Kishës. Kisha ndjek praktikat që u jepen mësim anëtarëve të saj të të jetuarit brenda një buxheti, të shmangies së borxhit dhe kursimit për një rast nevoje.
I paraqitur me respekt nga
Departamenti i Kontrollit të Kishës
Kevin R. Xhergensen
Drejtor Administrimi