Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
Vëllezër dhe motra, siç u njoftua, unë tani do të paraqes Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për votën tuaj mbështetëse.
Ju lutemi ta shprehni votën tuaj në mënyrën e zakonshme kudo ku mund të jeni. Nëse ka persona që e kundërshtojnë ndonjërin prej propozimeve, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.
Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.
Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.
Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe M. Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta shfaqë.
Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong dhe Ulises Soares.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.
Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.
Ne i kemi liruar Pleqtë J. Devn Kornish, Timothi J. Daiks, Dejvid F. Evans, Robert C. Gei, Xhejms B. Martino dhe Terens M. Vinson nga thirrja si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe u kemi dhënë atyre status nderi.
Ata që dëshirojnë të shprehin mirënjohje ndaj këtyre Vëllezërve dhe familjeve të tyre për shërbimin e tyre të përkushtuar, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.
Vëmë në dukje se Plaku Din M. Dejvis, që ndërroi jetë më 31 gusht 2021, do të ishte liruar nga thirrja si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë në këtë konferencë. I shprehim Motrës Darla Dejvis dhe familjes ngushëllimet tona të përzemërta dhe vlerësimin për shërbimin e palodhur të Plakut Dejvis.
Gjithashtu vëmë në dukje me mirënjohje Të Shtatëdhjetët Zonalë që e kanë përfunduar shërbimin e tyre gjatë këtij viti të kaluar.
Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, mund ta shfaqin atë.
Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë – duke përfshirë dy Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj të njoftuar më parë në këtë javë te newsroom.ChurchofJesusChrist.org – dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tyre të tanishme.
Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ata që janë kundër, nëse ka.
Faleminderit për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.
Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë
Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një mbledhjeje të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:
Pedro E. Hernandez dhe Sharden Ndinga.
Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u liruan nga thirrja gjatë një mbledhjeje të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:
Guilermo I. Guardia dhe Gaetan Kelunu.
Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u liruan nga thirrja më 1 gusht 2021:
P. David Agacani, Kilmer A. Aguero, Frederik O. Akinbo, Nelson Ardila, Riçard C. Bakuiran, Dong Çol Beh, Matjë Benasar, Lorenc P. Blank, Lui J. Kamei, Daglas B. Karter, Aroldo B. Kavalkante, Lui C. Kaveri, Ulises Çavez, Brent J. Kristensen, Daglas L. Dens, M. T. Ben Devis, Marc C. Dejvis, J. Skot Dorius, M. Dërk Driskoll, Antonio F. Faundez, Hose A. Fernandez, Matias D. Fernandez, Kandido Fortuna, Brus E. Gent, Majkëll A. Gillenuotër, Majkëll D. Groll, Denjëll G. Hamilton, Tom-Atle Herland, Reimënd S. Hajmen, Xheret K. C. Igui, Kristof Kavaja, Xhon A. Koranteng, Ming-Shun Kuan, Tod S. Larkin, Huan J. Levrino, Karlo M. Lezano, Feliks A. Martinez, J. Vaun Mek-Artur, Kevin K. Miskin, Helaman Monteho, Majkëll R. Murei, Rajën V. Pagaduan, A. Moroni Perez, Karlos E. Peroti, Mark P. Peteru, Tomas T. Prajdej, Brajën L. Rason, Rene Romaj, Blejk M. Runi, Luis G. Ruiz, Maksimo A. Savedra i Riu, Pedro A. Sanhueza, Erik J. Shmuc, Pol H. Sinkler, Benxhamin T. Sinzhu, Dejvid L. Steipëllton, Daniel Tesheira, Seixhi Tokuzava, Maksimo C. Torres, Hezus Velez, Karlos Vijarreal, Pol H. Uatkins, Robert K. Uilliam, C. Dejll Uillis, Kevin J. Uordhen dhe Luis G. Zapata.