2011
Tabela Kronologjike e Librit të Mormonit
Tetor 2011


Tabela Kronologjike e Librit të Mormonit

  1. Jareditët

    Ky grup u largua nga Kulla e Babelit dhe mbërriti në kontinentin amerikan rreth vitit 2200 Para K. Ata përparuan deri rreth vitit 600 Para K., kur luftërat i shkatërruan të gjithë përveç Koriantumrit. (Shih Ethëri 1–15.)

  2. Nefitët

    Grupi i Lehit u largua nga Jeruzalemi rreth vitit 600 Para K. dhe erdhi në kontinentin amerikan. Pak nga pak, pasardhësit e tij u ndanë. Pasi vdiq Lehi, të drejtët e ndoqën birin e tij, Nefin, drejt veriut. Ata u njohën me emrin nefitë. (Shih 1 Nefi 1–22; 2 Nefi 1–5.)

  3. Lamanitët

    Pas vdekjes së Lehit, të ligjtë mbetën me birin e tij Lamanin dhe u njohën me emrin Lamanitë. (Shih 2 Nefi 5.)

  4. Mulekitët

    Muleku, biri i Mbretit Zedekia, udhëhoqi një grup nga Jeruzalemi rreth vitit 587 Para K. dhe erdhi në kontinentin amerikan. Ata zbuluan Koriantumrin. (Shih Omni 1:14–21.)

  5. Mosia1

    Rreth vitit 225 Para K. nefitët ishin bërë të ligj, kështu që Mosia1 udhëhoqi një grup me nefitë të drejtë për në Zarahemla dhe u bashkua me mulekitët. Ata e quajtën veten e tyre nefitë. Mosia1 u bë mbreti i tyre i drejtë. Mbreti Beniamin ishte biri i tij. (Shih Omni 1:12–23.)

  6. Zenifi

    Rreth vitit 200 Para K. Zenifi, një nefit, drejtoi një grup për në veri për të zotëruar tokat nefite. Sapo mbërritën Zenifi dhe grupi i tij, lamanitët i kapën rob. Më vonë, mbreti Mosia2 dërgoi Amonin që të gjente grupin dhe Amoni ktheu në besim mbretin Limhi. (Shih Mosia 7; 9–22.)

  7. Alma1

    Lindur mes popullit të Zenifit, Alma1 u bë një nga priftërinjtë e ligj të mbretit Noe. Profeti Abinadi u vra pasi ai i bëri thirrje mbretit Noe të pendohet. Por Alma1 i besoi mësimet e Abinadit dhe u largua së bashku me një grup besimtarësh, duke u bashkuar përfundimisht me nefitët. (Shih Mosia 11; 17–18; 23–24.)

  8. Alma2 dhe Bijtë e Mosias2

    Kur ishin të rinj, Alma2 dhe bijtë e mbretit Mosia2 punuan për të shkatërruar Kishën. Një engjëll i qortoi ata dhe ata u penduan. Alma2 u bë një udhëheqës i drejtë. (Shih Mosia 27–29.) Bijtë e Mosias u bënë misionarët e lamanitëve. Pas një suksesi të madh, ata dhe Alma2 u ribashkuan dhe u gëzuan. (Shih Alma 17–26.)

  9. Hajdutët e Gadiantonit

    Ndikimi i kësaj bande të fshehtë vrasëse ishte më i fortë kur populli ishte i lig dhe më i dobët kur populli ishte i drejtë. Rreth vitit 350 Pas K.ata kërcënuan sigurinë e të gjithë njerëzve. (Shih Helamani 2; 6; 4 Nefi 1:42–46.)

  10. Jezu Krishti

    Pas Ringjalljes së Tij në Jeruzalem, Shpëtimtari u shfaq në kontinentin amerikan, kreu shërbesa ndaj popullit, u mësoi ungjillin e Tij dhe organizoi Kishën e Tij. Për 200 vite pas vizitës së Tij, njerëzit jetuan në paqe. (Shih 3 Nefi 11–28).

  11. Nefitët e Shkatërruar

    Pak nga pak ligësia u rikthye, luftërat u egërsuan dhe nefitët u shkatërruan. I vetmi i mbijetuar, Moroni, mbajti analet e nefitëve dhe i groposi ato përpara se të vdiste. (Shih 4 Nefi 1:24–28; Mormoni 8:1–8; Moroni 10.)

600 Para K.

500 Para K.

400 Para K.

300 Para K.

200 Para K.

175 Para K.

150 Para K.

125 Para K.

100 Para K.

75 Para K.

50 Para K.

25 Para K.

0

33 Pas K.

100 Pas K.

200 Pas K.

300 Pas K.

400 Pas K.

Ethëri

Lamani

Lemueli

Muleku

Lehi

Nefi

Jakobi

2 Nefitët

Enosi

Jaromi

Omni

5 Mosia1

Beniamini

Mosia2

8 Alma2

Kapiten Moroni

Helamani

Nefi, biri i Helamanit3

Nefi dishepulli

Mormoni

Moroni

6 Zenifi

Noeu

Abinadi

7 Alma1

Limhi

Misioni te lamanitët

9 Hajdutët e Gadiantonit

Samuel Lamaniti

Jezusi lindi në Bethlehem

10 Jezu Krishti

Filloi të kishte nefitë dhe lamanitë përsëri

9 Hajdutët e Gadiantonit

11 Nefitët e Shkatërruar

Ilustrimet nga Taia Morley