2011
Përmbajtja
Tetor 2011


Liahona, Tetor 2011

Mirësevini në Këtë Botim të Veçantë

Pak temave ua vlen t’u kushtohet një numër i tërë botimi, por Libri i Mormonit është një prej tyre. Në këtë botim, profetë të shkuar e të tanishëm, ashtu si edhe anëtarë në mbarë botën, dëshmojnë për këtë libër unik të shkrimit të shenjtë. Prejardhja e tij është e mrekullueshme. Është një provë e prekshme e Rivendosjes. Ai është gurthemeli i besimit tonë. Dhe u shkrua për kohën tonë – duke dhënë mësim doktrinën e Krishtit qartë dhe thjesht për të ndërtuar besimin tonë dhe për të forcuar familjet tona.

Edhe pse nuk do të gjeni shumë prej rubrikave që jeni mësuar t’i keni tek Liahona, Mesazhi i Presidencës së Parë (faqe 4) dhe Mesazhi i Vizitave Mësimore (faqe 46) janë këtu. Këto mesazhe dhe të gjithë artikujt e tjerë ndajnë dëshmi dhe mësime nga Libri i Mormonit.

Ne ju ftojmë ta studioni këtë botim plot lutje, t’i merrni me zemër mesazhet dhe t’i ndani ato – si dhe Librin e Mormonit – me të tjerë.

Shumë nga pikturat e këtij botimi përmbajnë një figurë të Liahonës që mori Lehi. Liahonat nuk janë fshehur dhe mund të mos duken me saktësi si kjo e sipërmja, por juve dhe familjes suaj mund t’ju pëlqejnte të zbulonit sa Liahona arrini të gjeni nëpër këtë botim.

Në kopertinë

Që Të Mund Ta Dini, nga Gary Kapp, me mirësinë e Z. dhe Zj. David Larsen, nuk lejohet kopjimi. Prapa: Imazhi i Krishtit, nga Heinrich Hofmann, me mirësinë e C. Harrison Conroy Co.