Historia e Librit të Mormonit
Çfarë ndodh në Librin e Mormonit? Përdorni këto figura për të mësuar mbi profetët dhe historitë në këtë libër të mrekullueshëm shkrimi të shenjtë.
-
Libri i Mormonit fillon me një profet që quhet Lehi. Ai i paralajmëroi njerëzit e ligj në Jeruzalem që të pendoheshin, por njerëzit nuk e dëgjuan. Zoti i tha Lehit ta çonte familjen e tij, përfshirë bashkëshorten e tij, Sarian, dhe bijtë e tyre – Lamanin, Lemuelin, Samin dhe Nefin – në vendin e shkretë. (Shih 1 Nefi 1–2.)
-
Lehi i ktheu pas bijtë e tij për të marrë shkrimet e shenjta të shkruara në fletët e tunxhit. Këto fletë kishin historinë e paraardhësve të tyre dhe gjëra të tjera që Zoti u kishte thënë t’i shkruanin. Lehi dhe Nefi u kujdesën shumë për këto fletë. Ata shkruan gjithashtu në fletë metalike ato çfarë i ndodhën familjes së tyre. (Shih 1 Nefi 3–5.)
-
Zoti i dha Lehit një busull, të quajtur Liahona, për të udhëhequr familjen e tij nëpër vendin e shkretë për në tokën e premtuar. (Shih 1 Nefi 16.)
-
Zoti i tha Nefit të ndërtonte një anije për ta çuar familjen e Lehit në tokën e premtuar. Nefi iu bind atit të tij dhe Zotit, por Lamani dhe Lemueli nuk e bënë. (Shih 1 Nefi 17.)
-
Lehi dhe familja e tij lundruan drejt tokës së premtuar me anijen që ndërtuan. (Shih 1 Nefi 18.)
-
Lamani dhe Lemueli vazhduan të mos u bindeshin atit të tyre dhe Zotit. Pasardhësit e tyre njihen si lamanitët. Nefi vazhdoi t’u bindej atit të tij dhe Zotit. Pasardhësit e tij quhen nefitë. (Shih 2 Nefi 4–5.)
-
Pasi vdiqën Lehi dhe Nefi, njerëz të tjerë, të tillë si vëllai i Nefit, Jakobi, patën detyrën që të shkruanin mësime dhe ngjarje të rëndësishme tek fletët. (Shih Jakobi 1.)
-
Enosi u lut që t’i faleshin mëkatet, dhe ai u fal. (Shih Enosi 1.)
-
Mbreti Beniamin ndërtoi një kullë që t’i mësonte ungjillin popullit të tij. (Shih Mosia 2–6.)
-
Një mbret i lig, i quajtur Noe, bëri që të vritej profeti Abinadi. Por mësimet e Abinadit kthyen në besim një nga priftërinjtë e Noes, që quhej Alma. (Shih Mosia 11–17.)
-
Alma u arratis nga oborri i Mbretit Noe, u dha mësim për ungjillin njerëzve të tjerë dhe i pagëzoi ata. (Shih Mosia 18.)
-
Biri i Almës, Alma i Riu, nuk qe i bindur. Ai dhe miqtë e tij, bijtë e Mosias, qenë të ligj. Pastaj një engjëll u tha atyre të pendoheshin. Alma dhe bijtë e Mosias u penduan dhe kaluan pjesën e mbetur të jetës së tyre duke predikuar ungjillin. (Shih Mosia 27–28.)
-
Biri i Mosias, Amoni, ktheu në besim shumë lamanitë pasi Amoni mbrojti grigjat e mbretit Lamoni dhe fitoi besimin e tij. (Shih Alma 17–19.)
-
Kapiten Moroni shkroi titullin e lirisë dhe luftoi për të mbrojtur lirinë e popullit të tij. (Shih Alma 46, 48.)
-
Helamani udhëhoqi një ushtri prej 2.000 të rinjsh të drejtë. (Shih Alma 53, 56–58.)
-
Një profet lamanit që quhej Samuel, profetizoi se Jezu Krishti do të lindte së shpejti. (Shih Helamani 13–16.)
-
Shumë larg në Bethlehem, Jezu Krishti lindi. Ai u mësoi ungjillin e Tij, shëroi e bekoi njerëzit dhe themeloi Kishën e Tij. Pastaj Atë e kryqëzuan dhe u ringjall. (Shih 3 Nefi 1, 8–10.)
-
Pas Ringjalljes së Tij, Ai vizitoi nefitët dhe lamanitët e drejtë. Ai u mësoi atyre ungjillin e Tij, i shëroi dhe i bekoi ata, po ashtu si kishte bërë në tokën rreth Jeruzalemit. (Shih 3 Nefi 11–28.)
-
Një djalë 10-vjeçar, i quajtur Mormon, u zgjodh të shkruante mbi fletët kur të rritej. Në moshën 24-vjeçare, ai filloi të ndërthurte historitë më të rëndësishme nga të gjitha analet, në një grup fletësh metalike. (Shih Mormoni 1.)
-
Përpara se Mormoni të vdiste, ai ia dha fletët birit të tij, Moronit. Moroni ishte gjeneral në ushtri. Ai qe nefiti i fundit që mbijetoi pas një beteje të madhe mes lamanitëve dhe nefitëve. (Shih Mormoni 6, 8.)
-
Përpara se Moroni të vdiste, ai i fshehu fletët në një vend të quajtur Kumorah. Rreth 1.400 vjet pasi Moroni fshehu fletët, një djalosh 14-vjeçar, i quajtur Jozef Smith, u lut për të ditur se cila kishë ishte e drejta. (Shih Joseph Smith—Historia 1:5–16.)
-
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti vizituan Jozef Smithin dhe i thanë atij se asnjë nga kishat nuk ishte e vërtetë dhe e plotë. Jozefi do të ndihmonte për të rivendosur Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit. (Shih Joseph Smith—Historia 1:17–20.)
-
Moroni vizitoi Jozef Smithin dhe i tregoi atij për fletët e fshehura. Kur Jozef Smithi të rritej, ai do të merrte fletët dhe do t’i përkthente ato. (Shih Joseph Smith—Historia 1:27–54.)
-
Kur Jozef Smithi u bë 21 vjeç, ai shkoi në kodrën Kumorah dhe mori fletët nga vendi ku i kishte fshehur Moroni. (Shih Joseph Smith—Historia 1:59.)
-
Nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, Jozef Smithi përktheu shkrimet e fletëve. Ai e botoi atë përkthim. Quhet Libri i Mormonit. (Shih faqen e titullit dhe parathënien e Librit të Mormonit.)