Ku Mund të Gjej Përgjigje?
Olga Ovçarenko, Rrethi i Sverdlovskut, Rusi
Kur qeshë 21 vjeçe, misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po jepnin mësim në klasa të anglishtes në zonën time në Rusi. Fillimisht mora pjesë për mësime gjuhe, por shpejt fillova të qëndroj më gjatë për mendime shpirtërore që pleqtë ndanin pas orës së mësimit, dhe t’u bëja pyetje.
Unë qeshë rritur në fenë mbizotëruese të vendit tim, por unë pata plot pyetje fetare pa përgjigje. Misionarët dhe anëtarët e Kishës së tyre patën përgjigje për pyetje që askush në të kaluarën nuk pati qenë i aftë t’i japë dhe të më kënaqë.
Duke u ndier veçanërisht pa drojë pas një ore anglishteje, unë u kërkova misionarëve një kopje të librit të tyre, të Librit të Mormonit. Por kur shkova në shtëpi, unë e lashë atë të palexuar në një raft.
Ai nuk qëndroi gjatë atje, gjithsesi. Unë pata dëgjuar anëtarë të Kishës që merrnin pjesë në mësimin e anglishtes, të thoshin se shkrimet e shenjta kishin zgjidhje për problemet. Kështu kur u përballa me sfida apo probleme vetjake, unë mora Librin e Mormonit nga rafti dhe fillova të lexoj. Vazhdimisht, unë gjeja përgjigje – llojin e përgjigjeve që më tregonin saktësisht çfarë duhej të dija.
Në atë pikë fillova të ndiej se unë nuk mund të jetoja pa Kishën. Unë qeshë atje ku doja të isha. Ishte atje ku ndieja se i përkisja.
Përsëri, unë doja të isha e sigurt duke pyetur Perëndinë. Problemi ishte se unë jetoja në një apartament të vogël me një dhomë që e ndaja me pronaren time të shtëpisë, një grua e moshuar dhe atje nuk kishte vend privat për mua që të lutesha. Por një mbrëmje unë rrëshqita vetë në kuzhinë – e veçuar lehtas nga pjesa tjetër e shtëpisë sonë – dhe pyeta Atin Qiellor nëse Kisha ishte e vërtetë. Unë mora një ndjesi të tillë të fortë në përgjigje që e dija se çfarë duhej të bëja.
Unë u pagëzova pak më vonë dhe koha ime si anëtare e Kishës ka qenë më e lumtura e jetës sime. Ndërsa më parë pata pyetje, tani unë kam përgjigje. Ndërsa më parë ndieja zbrazëti, tani ndiej plotësi.
Unë jam mirënjohëse që Ati Qiellor nuk na ka lënë ne pa përgjigje. Unë e di se Ai do të na flasë ne, edhe nëpërmjet lutjes edhe nëpërmjet shkrimeve të shenjta.