Sjellja e Fillores në Shtëpi
Unë do ta Ndaj Ungjillin me të Gjithë Fëmijët e Perëndisë
A keni ngrënë ndonjëherë diçka që ishte aq e mirë saqë donit ta ndanit atë? Profeti Lehi pa njëherë në ëndërr sikur po hante një copë të një fruti të shijshëm. Shija ishte kaq e mirë saqë ia “mbushi shpirtin [e tij] me një gëzim jashtëzakonisht të madh” (1 Nefi 8:12). Lehi dëshironte që edhe familja e tij ta shijonte atë frut të shijshëm.
Fruti në ëndrrën e Lehit është si dashuria e Atit Qiellor. Lehi dëshironte që familja e tij ta ndiente dashurinë e Atit Qiellor. Ai dëshironte ta ndante ungjillin me ta sepse e dinte që ai do t’i bënte ata të lumtur.
Fëmijët shpesh janë shumë të mirë në ndarjen e ungjillit me të tjerët.
Maria tetëvjeçare i pa misionarët në rrugët e Ekuadorit. Ajo i pyeti nëse ata do t’ia mësonin asaj ungjillin. Misionarët erdhën në shtëpinë e Maries që t’i jepnin mësime familjes së saj. Maria ishte e para në familjen e saj që u pagëzua. Ajo ishte shumë e lumtur kur e gjithë familja e saj përfundimisht u bashkua me Kishën gjithashtu.
Eriku nëntëvjeçar ishte kaq i emocionuar për paraqitjen e Fillores në mbledhjen e sakramentit saqë ftoi fqinjët e tij që të vinin. Ata erdhën.
Që të dy këta fëmijë ndanë diçka të çmuar me njerëzit që i donin. Ndërsa ndani ungjillin, dëshmia juaj do të rritet. Ashtu si Lehi, ju do të ndieni “gëzim jashtëzakonisht të madh”.