Ide për Mbrëmje Familjare
Ky numër përmban artikuj dhe aktivitete që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Sa vijon janë dy ide.
“Të Bërit një Misionar për Predikimin e Ungjillit Tim”, faqe 46: Merrni parasysh të diskutoni si familje pesë karakteristikat e misionarëve për Predikimin e Ungjillit Tim. Pastaj përpiquni t’i praktikoni parimet. Ju mund të shqyrtoni shkurtimisht së bashku një pjesë nga udhëzuesi Predikoni Ungjillin Tim dhe t’i vini pjesëtarë të ndryshëm të familjes që me radhë e shkurtimisht të praktikojnë pjesë mësimdhënëse të mësimeve të misionarëve ndërsa pjesëtarë të tjerë të familjes bëjnë sikur janë kërkues. Ju mund të diskutoni sfidat e punës misionare dhe të gjeni ide për të zhvilluar karakteristikat e përshkruara nga Plaku Dejvid A. Bednar.
“Ji i Fortë, Ji i Shëndetshëm, Ji i Zgjuar”, faqe 52: Pasi të shqyrtoni artikullin e Plakut Adrián Oçoa, merrni parasysh të planifikoni një aktivitet që i lejon pjesëtarët e familjes suaj të jenë fizikisht aktivë së bashku. Ju mund të praktikoni një sport apo të bëni një ecje. Sigurohuni ta përshtasni aktivitetin tuaj me moshën dhe aftësitë e pjesëtarëve të familjes (për shembull, ju mund t’u kërkoni fëmijëve më të rritur që të ndihmojnë fëmijët më të vegjël për ta plotësuar aktivitetin). Pas aktivitetit tuaj, diskutoni si familje dobitë e një mënyre jetese fizikisht aktive. Ju mund të planifikoni gjithashtu mënyra se si të vazhdoni të punoni si familje për të ndjekur këshillën e profetëve tanë të gjallë për t’u kujdesur për trupat tanë.
Në Gjuhën Tuaj
Liahona dhe materiale të tjera të Kishës janë të disponueshme në shumë gjuhë në languages.lds.org.