2013
Trashëgimia Jonë e Madhe Misionare
Tetor 2013


Trashëgimia Jonë e Madhe Misionare

Të gjithë misionarët, të së shkuarës ose të së sotmes, shërbejnë me shpresën për t’ua bërë jetën më të mirë njerëzve të tjerë.

Misionarët e sotëm e vazhdojnë trashëgiminë e madhe të mbushjes së tokës me njohurinë e Zotit (shih Isaia 11:9). Që nga Abrahami te Pali, nga Amoni tek Uillford Udrafi, misionarët në shkrimet e shenjta dhe në historinë e Kishës u sigurojnë misionarëve të ditëve tona modele të fuqishëm për t’u ndjekur.

Qoftë nëse jemi misionarë anëtarë, duke u përgatitur për shërbim misionar kohëplotë, duke shërbyer një mision apo duke u kthyer nga një mision, ne mund të marrim kurajë dhe frymëzim nga këta shembuj.

Trashëgimia Jonë Misionare në Bibël dhe në Perlën me Vlerë të Madhe

Misionarët e Dhiatës së Vjetër, të tillë si Jona, u thirrën për t’u dhënë një zë paralajmërimi njerëzve (shih Ezekieli 3:17–19). Nga shembulli i Jonas kuptojmë rëndësinë e pendimit dhe të bindjes. Historia e Abrahamit na mëson rreth prejardhjes dhe fuqisë së Priftërisë Melkizedeke.

Misionarët e Dhiatës së Re, të tillë si Pjetri dhe Pali, punuan për t’i ruajtur mësimet e Jezu Krishtit. Megjithatë, me kalimin e kohës bota shkoi drejt braktisjes. Perëndia e rivendosi ungjillin përmes Profetit Jozef Smith. Ne po punojmë tani, sikurse bënë ata misionarë, për t’i ruajtur dhe për t’i ndarë mësimet e Jezu Krishtit.

Jona në Bregdet në Ninive, nga Daniel A. Ljuis. Jona u pendua dhe shkoi duke predikuar dhe pohuar se Jehovai mbretëron kudo dhe se nuk e kufizon dashurinë e Tij te një komb ose një popull i vetëm (shih Jona 1–4).

© 2002 Daniel A. Lewis

Pjetri dhe Gjoni përpara Sundimtarëve në Jerusalem, nga Simon Veder. Pjetri dhe Gjoni u sollën përpara këshillit dhe prifti i lartë i pyeti ata: “Po a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht të mësoni në atë emër? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinën tuaj. … Por Pjetri … duke u përgjigjur, tha: ‘Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve’” (Veprat e Apostujve 5:28–29).

Me mirësinë e Muzeut të Historisë së Kishës

Apostulli Pal, nga Karel Skreta. Në udhëtimet dhe letrat e tij, Pali dha dëshmi të fuqishme për Shpëtimtarin nëpër të gjithë Azinë e Vogël dhe në shumë prej botës së njohur në atë kohë.

BPK, Berlin / Gemaeldegalerie Alte Meister, Staatliche Kunstsammlungen, Dres / Elke Estel / Hans-Peter Klut / Art Resource, NY

Melkisedeku Bekon Abramin [Abrahamin], nga Uollter Rejn. Melkisedeku bekoi Abramin (shih Zanafilla 14:18–20) dhe gjithashtu i dha atij priftërinë (shih DeB 84:14). Në një rast tjetër, Zoti iu shfaq Abramit, duke thënë: “Unë kam si qëllim … të të bëj një shërbestar për ta çuar emrin tim në një tokë të huaj. … Dhe ti do të jesh një bekim për farën tënde pas teje, që në duart e tyre ata do ta mbajnë këtë shërbesë dhe Priftëri për të gjitha kombet” (Abraham 2:6, 9).

Me mirësinë e Muzeut të Historisë së Kishës

Trashëgimia Jonë Misionare në Librin e Mormonit

Alma, Amuleku, bijtë e Mosias dhe Samuel Lamaniti janë vetëm pak nga modelet e madhërishme misionare për t’u ndjekur, që ne gjejmë në Librin e Mormonit. Nga ata ne shohim shembuj të pendimit, besimit, bindjes dhe kurajës. Si ata, ne mund të mbështetemi te frymëzimi dhe zbulesa nga Perëndia për ta drejtuar shërbimin tonë misionar.

Amoni përpara Mbretit Lamoni, nga Geri L. Kap. Amoni, një nga bijtë e Mosias, shpëtoi tufat e mbretit Lamoni. Kur mbreti e pyeti Amonin nëse u dërgua nga Perëndia, Amoni tha se ai ishte një burrë i thirrur nga Shpirti i Shenjtë për t’u mësuar ungjillin “popull[it të Lamonit]; që ata të sillen në një njohuri të asaj që është e drejtë dhe e vërtetë” (Alma 18:34).

© Gary L. Kapp, nuk lejohet kopjimi

Ai i Solli Lajme të Mira Shpirtit Tim, nga Uollter Rejn. Një engjëll vizitoi Samuel Lamanitin dhe i solli “lajme të mira shpirtit [të Samuelit]” lidhur me ardhjen e Shpëtimtarit (Helamani 13:6–7). Si pjesë e thirrjes së tij për t’u predikuar nefitëve, Samueli u ngjit në murin e qytetit të Zarahemlës dhe i ndau këto lajme të mira me njerëzit.

Me mirësinë e Muzeut të Historisë së Kishës

Trashëgimia Jonë Misionare në Doktrina e Besëlidhje

Pas Rivendosjes së ungjillit, misionarët ishin thelbësorë. Misionarë të tillë si Den Xhons, Orson Hajd dhe Parli P. Prat treguan për Librin e Mormonit dhe për ungjillin e Jezu Krishtit. Disa njerëz, si vëllai i Profetit Jozef, Samueli, shërbyen afër shtëpisë së tyre. Të tjerë udhëtuan larg për ta ndarë ungjillin në vende të tilla si Tajlanda, Ishujt Senduiç (Havai), Danimarka dhe Anglia.

Këta misionarë të hershëm shpesh shërbyen misione të gjata dhe të shumta. Ata i lanë prindërit, të dashurat, gratë, fëmijët dhe nipërit e mbesat po ashtu siç bëjmë ne. Ata shërbejnë për ne sot si shembuj të besimit, kurajës, bindjes, durueshmërisë dhe zellit.

Predikuesit Mormonë, nga Arnold Friberg, bazuar në një origjinal nga Kristen Dalsgard. Kjo skenë e një misionari të hershëm shenjtor i ditëve të mëvonshme duke u mësuar ungjillin e Jezu Krishtit një familjeje daneze të mbledhur në shtëpinë e tyre fshatare ishte tipike për përpjekjet predikuese të shekullit të 19-të. Misionarët gjithashtu dhanë mësim në cepat e rrugëve ose në sallat e mbledhjeve të qyteteve.

© IRI, me mirësinë e Arnold Friberg

Uillford Udrafi Përgatitet për Pagëzime në Fermën Benbo, nga Riçard A. Mëri. Zoti e drejtoi Uillford Udrafin në vitet 1840 drejt fermës së Xhon Benboit në Hirfordshajr në Angli. “Kishte një grup njerëzish atje që ishin duke u lutur për urdhrin e lashtë të gjërave”, shkroi Uillfordi. Pasoja ishte, në tridhjetë ditët e para pasi mbërrita atje, unë pagëzova gjashtëqind vetë. … Pas një pune tetëmujore në atë vend, unë solla njëmijë e tetëqind vetë në Kishë. Përse? Ngaqë kishte një popull të përgatitur për Ungjillin” (“Discourse”, Deseret Weekly, 7 nëntor 1896, f. 643).

Duke Ndërtuar mbi Trashëgiminë Tonë Misionare

Që kur Presidenti Tomas S. Monson shpalli në konferencën e përgjithshme të tetorit 2012 se të rinjtë dhe të rejat mund të largoheshin për mision në moshë më të re, dhjetëra mijëra nga shenjtorët e ditëve të mëvonshme e kanë mbushur fushën e misionit.

Në konferencën e përgjithshme të prillit 2013, Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shtoi dëshminë e tij për punën misionare dhe e nxiti secilin prej nesh që të bëhej një pjesë e rëndësishme e kësaj mrekullie që po shpalosej, duke ndihmuar për t’i gjetur ata që janë gati për ta dëgjuar ungjillin: “Me aq siguri sa Zoti ka frymëzuar më shumë misionarë për të shërbyer, Ai gjithashtu po zgjon mendjet dhe po hap zemrat e më shumë njerëzve të mirë e të ndershëm për t’i pranuar misionarët e Tij. Ju tashmë i njihni apo do t’i njihni ata. Ata janë në familjen tuaj dhe jetojnë në lagjen tuaj. Ata ecin duke u shkëmbyer me ju në rrugë, ulen pranë jush në shkollë dhe lidhen me ju në internet” (“Është një Mrekulli”, Liahona, maj 2013, f. 78).

Misionarët e sapombërritur pagëzuan vendas në Ishujt Senduiç (Havai) që në vitin 1851. Kjo fotografi daton në një kohë shumë më të vonshme.

Nuk lejohet kopjimi

Duke Qenë Pionierë në Rrugë, nga Ken Spenser. Këta dy misionarë ndajnë ungjillin me një burrë përpara një librarie në Nju-Bransuik në Nju-Xhersi, SHBA.

Me mirësinë e Muzeut të Historisë së Kishës

Misionarë të Palodhur, nga Xhui Ing Çen. Anëtarët e Kishës në Tajvan, si misionarët anëtarë kudo, kërkojnë ta ndajnë gëzimin e tyre për ungjillin dhe për shkrimet e shenjta. Shkrimet e shenjta janë mbi tavolinë; dhe kutia e madhe ngjyrë blu që mban fletë të rrotulluara, tregon një pikturë të Tempullit të Tajpeit në Tajvan.

© IRI, me mirësinë e Juei Ing Chen

Lamanitët do të Lulëzojnë si një Trëndafil, nga Hoselito Hesus Asevedo Garsia. Ky imazh tregon shpirtin e punës misionare mes njerëzve që flasin gjuhën spanjolle. Dy misionarë përgatiten për t’u dhënë mësim për ungjillin, ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të bëjnë detyrat e tyre të përditshme. Tempulli i Limës në Peru, i vendosur mes shtëpish të vogla dhe kafshësh të vendit, përfaqëson rritjen e Kishës.

Me mirësinë e Muzeut të Historisë së Kishës

Misionarët Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme në Sierra-Leone, nga Emili Uillson. Misioni i parë në Sierra-Leone u organizua në Fritaun më 1 korrik 2007. Fritauni u bë kunji i 3.000-të në Kishë më 2 dhjetor 2012.

Me mirësinë e Muzeut të Historisë së Kishës