2013
Shëndeti Fizik dhe Emocional
Tetor 2013


Mësimdhënie nga Për Forcën e Rinisë

Shëndeti Fizik dhe Emocional

Për disa të rinj, dështimi për zbatimin e parimeve të shëndetit fizik mund të bëhet një pengesë e madhe në bërjen e miqve dhe në ndërtimin e besimit te vetja. Megjithatë, shëndeti fizik dhe emocional janë të rëndësishëm, por shpesh, edhe aspekte pak të zhvilluara të përgatitjes për të shërbyer një mision. Në faqet 52–53 të këtij botimi, Plaku Adrián Oçoa, i Të Shtatëdhjetëve, diskuton për mënyrën se si përkujdesja për trupat tanë mund të na e mbrojë shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ai na kujton të bëjmë ushtrime fizike dhe t’i bindemi Fjalës së Urtësisë (shih DeB 89) kështu që ne do të jemi vërtet më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Kur i ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë dhe t’i zbatojnë parimet e shëndetit fizik dhe emocional, ata do të jenë të aftë ta rrisin besimin e tyre te vetja dhe të përgatiten për shërbime të ardhshme.

Siç thotë Plaku Oçoa: “Kujdesi për trupin tuaj gjithashtu e bekon mendjen tuaj dhe ju ndihmon të kujtoni se ju jeni një fëmijë i Perëndisë dhe mund të keni besim te vetja dhe të jeni i lumtur. Anët tona emocionale, fizike dhe shpirtërore të gjitha lidhen së bashku.”

Sugjerime për t’i Dhënë Mësim Rinisë

  • Lexojeni artikullin e Plakut Oçoa së bashku dhe zhvilloni një plan ushtrimesh fizike si familje me synime të përcaktuara, realiste për shëndetin fizik.

  • Me fëmijët tuaj adoleshentë, lexoni pjesën e shëndetit fizik dhe emocional në broshurën Për Forcën e Rinisë (faqet 25–27). Diskutoni rreth asaj që do të thotë të jesh i shëndetshëm emocionalisht.

  • Këndoni së bashku “Though Deepening Trials [Dhe Mes Shqetsimit]” (Hymns, nr. 122) dhe diskutoni atë që ringjallja na mëson rreth rëndësisë së trupave tanë fizikë.

  • Studioni shkrimet e shenjta të renditura në këtë artikull dhe diskutoni se çfarë na mësojnë ato rreth shëndetit fizik dhe emocional.

Sugjerime për t’u Dhënë Mësim Fëmijëve

  • I tregoni fëmijës suaj një fotografi të një tempulli. Diskutoni se çfarë do të thotë kur Apostulli Pal na mëson se trupat tanë janë “tempulli i Frymës së Shenjtë” (1 Korintasve 6:19) dhe se si kjo njohuri mund të na ndihmojë të kujdesemi për trupat dhe mendjet tona.

  • Bëni një listë të veprimtarive të shëndetshme sportive që fëmija juaj do të donte të bënte me familjen. Më pas krijoni një plan për mënyrën se si t’i bëni këto veprimtari pjesë të jetës familjare.

  • Diskutoni rreth mënyrave për t’i kuptuar dhe kontrolluar emocionet, duke përfshirë zemërimin ose trishtimin. Këndoni “If You’re Happy” [“Nëse Je i Lumtur”] (Children’s Songbook, f. 266), “I’m Trying to Be Like Jesus” [“Po Përpiqem të Jem si Jezusi”] (Children’s Songbook, f. 78) ose një këngë tjetër rreth emocioneve dhe bërjes së zgjedhjeve të mira.