Bllok Shënimesh për Konferencën e Tetorit
Ide për konferencën e Përgjithshme
Autorja jeton në Uashington, SHBA.
“E Gjen Dot Kush po Vjen për Darkë?”
Pesëmbëdhjetë ditë përpara fillimit të çdo konference të përgjithshme, familja jonë var shenjën tonë duke shpalluar fillimin e “E Gjen Dot Kush po Vjen për Darkë?” Më pas shtojmë fotografitë më të fundit të profetëve, shikuesve dhe zbuluesve tanë nga botimi i konferencës së mëparshme në revistat e Kishës.
Unë përgatitem duke bërë kërkime për profetin që do ta mirëpresim atë natë. Nganjëherë gjej objekte përreth shtëpisë për të përfaqësuar disa gjëra që kam mësuar, dhe i vendos ato në një pjatë. Gjatë darkës, ndërsa tregoj histori rreth secilit objekt, çdonjëri përpiqet të gjejë se cili është i ftuari. Herë të tjera, unë tregoj një ose dy histori që profeti i tregoi gjatë konferencës së përgjithshme të mëparshme.
Mahnitem me gjërat që fëmijët e mi i mbajnë mend rreth profetëve dhe apostujve tanë të dashur dhe unë e di se kjo lojë e thjeshtë e ka rritur gjithashtu dashurinë dhe dijen time për këta burra të madhërishëm.
Kopja Ime e Konferencës
Kur Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe gruaja e tij, Kathi, na vizituan gjatë konferencës tonë të kunjit, motra Andersen tregoi një histori për ne. Ajo tha se kur jetuan në Francë, ajo bëri kopje të bisedave të konferencës për secilin nga fëmijët e tyre – edhe për të vegjlit fare. U trondit shumë kur mësoi çmimin e fotokopjeve, që ishte shumë i shtrenjtë. Atëherë mendimi i erdhi në mendje: “Çfarë vlere ka për ty që familja jote të ketë fjalët e profetëve?”
Kjo histori më preku me të vërtetë dhe u sigurova që çdonjëri në familjen tonë të kishte kopjen e tij ose të saj të bisedave të konferencës. Bijat tona u kënaqën shumë. Ne i përdorëm ato për mbrëmje familjare dhe gjatë studimit të shkrimeve të shenjta. U gëzova shumë të shihja një bijë duke i lexuar bisedat vetë dhe duke i shënuar ato me nënvizime me lapsa me ngjyrë. Një bijë tjetër, e pagëzuar kohët e fundit, m’u lut që të lexoja biseda veçmas me të.
Sfida e Konferencës
Si pjesë e mësimit tim në Shoqatën e Ndihmës, i dhashë një sfidë secilës motër për të rishikuar bisedat nga konferenca e mëparshme; disa motra i rilexuan bisedat, të tjera i panë ato në internet. Shumë motra shprehën se ato u ndien shumë më të përgatitura për konferencën e ardhshme.