2013
Dhurata e Xhenit
Tetor 2013


Dhurata e Xhenit

Autorja jeton në Juta, SHBA.

Unë bëra një varg zgjedhjesh të gabuara gjatë vitit të dytë të shkollës së mesme. Ato zgjedhje çuan në pasoja të rënda dhe humbje të lumturisë dhe vendosa ta përdorja pushimin e verës për të filluar bërjen e ndryshimeve. Kur shkolla filloi përsëri, unë e hëngra drekën në banjo ose në ndonjë korridor të zbrazët për t’iu shmangur marrëdhënieve të këqija që prisnin të më ftonin përsëri.

Nuk isha ndier kurrë kaq e vetmuar.

Atëherë Perëndia më dha një dhuratë: Ai më dërgoi Xhenin. Ajo kurrë nuk më gjykoi për mëkatet e mia, por përkundrazi, më nxiti që të vazhdoja të lëvizja në drejtimin e duhur. Dija se ajo do të ishte në shkollë, më ndihmoi të vazhdoja t’i lexoja shkrimet e mia të shenjta dhe ta ushqeja shpirtërisht dëshminë time. Kur erdhi koha për marrjen e diplomës, ia kisha vërtetuar vetes se isha e zotuar të ndryshoja.

Vras mendjen nganjëherë se ku do të isha sot nëse Xheni nuk do të më kishte ndihmuar. A mund t’u kisha qëndruar parimeve të mia pa të? Për fat të mirë, nuk do ta di asnjëherë, sepse ajo ishte atje me gjithë zemër, gati dhe plot dëshirë për të më ndihmuar.