2013
Faqja Jonë
Tetor 2013


Faqja Jonë

Prindërit e mi më kanë dhënë mësim ungjillin dhe kanë qenë shembuj të mirë për mua që kur isha i vogël. Unë mësova të lexoj ndodhi për fëmijë nga shkrimi i shenjtë dhe tani e dua Librin e Mormonit. E lexoj atë çdo ditë, vetëm dhe me familjen time. Amoni është njeriu im i parapëlqyer në Librin e Mormonit. Ai ishte një misionar i shkëlqyer, gjë çfarë dua të bëhem kur të jem më i madh.

Esteban M., 8 vjeç, Kolumbi

Kur familja jonë ishte me pushime në Panama, vendlindja e nënës sime, prindërit e mi na çuan motrën time të vogël, Joalibetën, dhe mua që të vizitonim Tempullin e Qytetit të Panamasë në Panama. Nëna na çoi që të preknim murin e tempullit. Më vonë, kur i thashë nënës sime se sa i lumtur u ndjeva kur ishim në tempull, ajo më tha se kisha ndier Frymën e Shenjtë.

Serxhio B. i Riu, 7 vjeç, Floridë, SHBA

Pasha Z., 9 vjeç, Ukrainë

Kur Leticia C., 6 vjeçe, ishte 3 vjeçe, u përfundua Tempulli i Kuritibës në Brazil. Asaj i pëlqente shumë të shkonte në tempull dhe shkoi atje çdo ditë të javës së fundit të shtëpisë së hapur. Asaj ende i pëlqen shumë të vizitojë tempullin dhe të eci nëpër kopshtet e mrekullueshme. Leticias i pëlqen shumë edhe të vizatojë e të notojë.

Fillorja: Ndiqeni Jezusin

Mauricio D., 11 vjeç, e pëlqen mbledhjen e sakramentit sepse mëson për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Atij i pëlqen të shkojë në kishë sepse është zbavitëse, interesante dhe shumë bukur. Ai është i lumtur në Kishë dhe ka shumë shokë.

Kur po bëheshim gati për ceremoninë e hapjes së themeleve për Tempullin e Tihuanas në Meksikë, ishim shumë të lumtur. Ne shkuam si familje për të dhënë shërbim. Ne pastruam mjedisin e tempullit. Unë e di se Zoti do ta vizitojë shtëpinë e Tij kur të përfundojë.

Hezus S., 6 vjeç, Meksikë

Studimi i shkrimeve të shenjta më ndihmon të zgjedh të drejtën.

“Fletët e Arta”, nga P. Tuiet Hoa, 10 vjeçe, Kamboxhia

Unë zgjedh të drejtën kur ndjek Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

N. Ti Lin-Da, 8 vjeçe, Kamboxhia

Pjesa ime e parapëlqyer në Librin e Mormonit është historia e Nefit dhe udhëtimi përmes detit.

Keli C., 10 vjeçe, Filipine

Neve na duhet të vulosemi në tempull që të mund të jetojmë si një familje përgjithmonë.

Shana C., 8 vjeçe, Filipine

Më pëlqen të shkoj në kishë me familjen time dhe të mësoj për Jezu Krishtin. Në shtëpi më pëlqen të lexoj dhe mësoj ndodhi nga shkrimi i shenjtë, të këndoj himne dhe të luaj lojëra gjatë mbrëmjeve familjare. Ungjilli bekon familjen time dhe më bën të ndihem i lumtur. Iu kam dhënë tashmë nga një Libër të Mormonit tre mësuesve dhe shokut tim më të mirë, Migelit. Kënga ime e parapëlqyer e Fillores është “We’ll Bring the World His Truth” [“Botës t’Vërtetën e Tij do t’i Sjellim”] (Children’s Songbook, 172).

Martim P., 6 vjeç, Portugali

Henrike S., 7 vjeç, Brazil