2013
Duke Pritur në Lagjet Dimërore
Tetor 2013


Pas Gjurmëve

Duke Pritur në Lagjet Dimërore

Një Qytet i Ri

Pasi u vra Profeti Jozef Smith, Navuja në Ilinois u bë një vend i rrezikshëm. Shenjtorët u larguan me të shpejtë nga shtëpitë e tyre për të gjetur një vend më të sigurt për të jetuar. Në shkurt 1846, grupi i parë i shenjtorëve filloi udhëtimin e tyre drejt perëndimit, por moti i keq dhe sëmundjet i ngadalësuan ata. Në kohën kur kapërcyen Ajouan, ishte tepër vonë për të kapërcyer Malet Shkëmbore përpara dimrit. Kështu që udhëheqësit e Kishës zgjodhën një vend ku shenjtorët të mund të qëndronin gjatë dimrit. Ata e quajtën atë Lagjet Dimërore.

Puna së Bashku

Disa njerëz ndërtuan shtëpi me trungje ose torfë. Të tjerë jetuan në tenda dhe shpella. Shenjtorët u përpoqën të ishin të gëzueshëm gjatë dimrit të gjatë e të ftohtë. Ata e ndihmuan njëri-tjetrin. Ata shkuan në koncerte dhe kënduan e vallëzuan. Ata ndërtuan një mulli mielli, një bashki dhe një punishte prodhimi koshash.

Shkuarja Përpara

Koha që shenjtorët kaluan në Lagjet Dimërore, qe e vështirë. Shumë njerëz vdiqën. Por pionierët patën besim se Zoti do t’i bekonte ata dhe do t’i ndihmonte t’ia dilnin të shkonin në Sion. Kur më në fund erdhi pranvera, grupi i parë i pionierëve u largua nga Lagjet Dimërore për të udhëtuar për në Luginën e Solt-Lejkut.

Sot, ju mund të shihni Tempullin e Lagjeve Dimërore në Nebraskë dhe të vizitoni Qendrën e Shtegut të Mormonëve në Lagjet Dimërore për të mësuar më shumë për pionierët.

Kjo paraqitje brenda Qendrës së Shtegut të Mormonëve në Lagjet Dimërore rikrijon një kamp në shtegun e Ajouas ku Uilliam Klejtoni shkroi himnin “Eni Shenjtorë” (Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 2).

Te Qendra e Shtegut të Mormonëve, ju mund të shihni llojet e furnizimeve që shenjtorët morën në udhëtimin e tyre drejt perëndimit. Udhëheqësit e Kishës u thanë atyre të merrnin miell, erëza, oriz, fasule dhe lopë qumështi.

Disa nga shenjtorët ndërtuan kasolle me trungje për të jetuar në kohën kur ishin në Lagjet Dimërore.

The Saints Crossing the Mississippi [Shenjtorët duke Kapërcyer Misisipin], nga Grant Romney Clawson © IRI; fotografitë nga Jennifer Maddy dhe Welden C. Andersen

Shtegtimi i Ajouas

Ajoua

Navu

Lagjet Dimërore