Anëtarët Mund të Kërkojnë Hierarkinë e Autoritetit të Priftërisë
Kisha tani mund të sigurojë, sipas kërkesës, informacion mbi hierarkinë e autoritetit të priftërisë si një shërbim ndaj anëtarëve. Hierarkia e autoritetit të priftërisë është një strukturë vijuese e ordinancave që mund të ndiqen deri në fillimet e hershme të Kishës dhe, së fundi, te Shpëtimtari.
Edhe pse një mbajtës i priftërisë me detyrën si I Shtatëdhjetë mund të përfshihet në hierarkinë personale të autoritetit të një anëtari, nuk mbahet një hierarki e veçantë autoriteti për detyrën si I Shtatëdhjetë. Gjithashtu, hierarkia e autoritetit të priftërisë për peshkopët dhe patriarkët e shuguruar, gjurmohet nëpërmjet shugurimit të tyre si priftërinj të lartë.
Mund të kërkohet nga Kisha vetëm informacioni mbi hierarkinë e autoritetit të Priftërisë Melkizedeke; hierarkia e Priftërisë Aarone nuk është e disponueshme. Anëtarët mund të kërkojnë informacion mbi hierarkinë e autoritetit të Priftërisë Melkizedeke vetëm për vete, për një fëmijë që kanë në shtëpi, ose për një misionar të ri që aktualisht po shërben. Këto shkresa nuk janë dokumente zyrtare të Kishës.
Nëse ju dëshironi të kërkoni hierarkinë tuaj të autoritetit të priftërisë, përfshini emrin tuaj të plotë zyrtar, datën e lindjes, numrin tuaj të dokumentit të anëtarësisë (i disponueshëm në rekomandimin e tempullit ose nga nëpunësi juaj i lagjes), emrin e personit që ju shuguroi juve në detyrën e plakut ose të priftit të lartë (nëse dihet) si dhe adresën për përgjigje dhe numrin e telefonit ose adresën e postës elektronike.
Dërgojeni kërkesën tuaj në:
Priesthood Line of Authority [Hierarkia e Autoritetit të Priftërisë]
Global Service Center
120 North 200 West
Salt Lake City, Utah 84103-1514, USA
Faks: 1-801-240-6816
Telefon: 1-800-453-3860, numri i brendshëm 2-3500
Posta Elektronike: Dërgoni një mesazh elektronik te lineofauthority@ldschurch.org me “PLA” te rreshti i lëndës. Do të merrni si përgjigje një formular për ta plotësuar dhe për ta dërguar sërish (ka një përgjigje automatike për çfarëdo mesazhi që përmban “PLA” te rreshti i lëndës).