Mesazhi i Vizitave Mësimore
Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Krijuesi
Studiojeni këtë material plot lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të ndani me motrat që vizitoni. Në ç’mënyrë kuptueshmëria për jetën dhe misionin e Shpëtimtarit do ta rrisë besimin tuaj tek Ai dhe do të bekojë ato mbi të cilat vëzhgoni? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.
Jezu Krishti “krijo[i] qiejt dhe tokën” (3 Nefi 9:15). Ai e bëri këtë nëpërmjet fuqisë së priftërisë, nën drejtimin e Atit tonë Qiellor (shih Moisiu 1:33).
“Sa mirënjohës duhet të jemi që një Krijues i urtë i dha formë tokës dhe na solli këtu”, tha Presidenti Tomas S. Monson, “… që të përjetojmë një periudhë prove, një mundësi për të provuar veten që të mund të kualifikohemi për gjithçka që Perëndia ka përgatitur për ne që të marrim.”1 Kur e përdorim lirinë tonë të zgjedhjes për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë dhe për t’u penduar, ne bëhemi të denjë për t’u kthyer që të jetojmë me Të.
Për Krijimin, Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltari i Dytë në Presidencën e Parë, tha:
“Ne jemi arsyeja pse Ai krijoi universin! …
Ky është një paradoks i njeriut: krahasuar me Perëndinë, njeriu është hiç; por ende ne jemi gjithçka për Perëndinë.”2 Dija se Jezu Krishti krijoi tokën për ne, sepse ne jemi gjithçka për Atin Qiellor, mund të na ndihmojë të shtojmë dashurinë tonë për Ta.
Nga Shkrimet e Shenjta
Gjoni 1:3; Hebrenjve 1:1–2; Mosia 3:8; Moisiu 1:30–33, 35–39; Abraham 3:24–25
Nga Historia Jonë
Ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë (shih Moisiu 2:26–27) dhe kemi potencial hyjnor. Profeti Jozef Smith i këshilloi motrat në Shoqatën e Ndihmës që të “jetonin sipas privilegjit [të tyre]”3. Me atë nxitje si themel, motrat e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme janë mësuar që të jetojnë sipas potencialit të tyre hyjnor duke përmbushur qëllimet e Perëndisë për to. “Kur arrijnë të kuptojnë se cilat janë me të vërtetë – bija të Perëndisë, me një aftësi të brendshme për të dashur dhe për të ushqyer shpirtërisht – ato e arrijnë potencialin e tyre si gra të shenjta.”4
“Ju vendoseni tani në një gjendje ku mund të veproni në përputhje me ato mirëkuptime që Perëndia i ka mbjellë në kraharorin tuaj”, tha Profeti Jozef Smith. “Nëse jetoni denjësisht sipas këtyre parimeve, sa gjë e madhërishme dhe e lavdishme! – Nëse jetoni sipas privilegjit tuaj, engjëjt nuk do të ngurrojnë të bëhen shoqëruesit tuaj.”5