Eja, Më Ndiq
Thirrur nga Zoti
Ashtu si Xhered Karteri dhe Stivën Bërneti (shih Doktrina e Besëlidhje 79 dhe 80), misionarët në ditët e sotme gjithashtu kanë nevojë për një dëshmi që ata thirren nga Zoti.
Mijëra misionarëve iu ndryshuan thirrjet për mision për shkak të virusit korona. Për shembull, Kërtis dhe Ramona Milleri u ricaktuan në një mision tjetër për shkak të virusit. Ata dëshmuan: “Ne kemi një dëshmi të fortë se nuk ka rëndësi se ku shërbejmë, por që jemi të gatshëm të shërbejmë. Ndërsa e lejojmë dorën e Shpëtimtarit të na drejtojë në jetën tonë, Ai na kualifikon për këtë punë.”