Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi
Ne mund të Gjejmë Lidhje me Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme të së Shkuarës
Si historian që merrem me Projektin e Shkresave të Jozef Smithit, më pëlqen shumë të jap biseda në takime shpirtërore dhe të ndërveproj me anëtarë të Kishës rreth historisë së Kishës. Ndërsa e kam bërë këtë, kam vënë re se disa njerëz e kanë të vështirë të gjejnë lidhje me shenjtorët në të shkuarën. Përshkrimi i këtyre individëve shpesh përqendrohet te tiparet e tyre heroike, duke e bërë këtë të duket sikur ata nuk hasën kurrë vështirësi me dyshimin, sëmundjet ose dëshpërimin.
Por anëtarët e Kishës që jetuan në vitet 1800, nuk ishin më pak njerëzorë se unë dhe ju sot. Ata përjetuan gëzim dhe lumturi, dhembje dhe vuajtje – dhe shpesh vetëm ditë të zakonshme dhe të qeta. Kam mësuar shumë nga përvojat e tyre rreth mënyrës se si t’ia dal në jetë.
Shpresoj që studimi juaj për librin Doktrina e Besëlidhje këtë vit po ju ndihmon të mësoni rreth mënyrës se si shenjtorët në të shkuarën i trajtuan sfidat e jetës. Gjithashtu shpresoj se artikulli që tregon mënyrën se si Meri En Jangu, bashkëshortja e Brigam Jangut, kaloi nëpër sprova, do ta ndërtojë besimin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të shihni se ne mund të gjejmë lidhje me sfidat që kaluan ajo dhe të tjerët (shih faqen 32). Edhe në mes të vështirësive dhe hidhërimeve, besimi i Meri Enit e lejoi atë të qëndronte, siç i shkroi edhe bashkëshortit të saj “mjaft [e] qet[ë] përmes gjithë stuhisë”.
Ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga ata që kanë jetuar para nesh – jo vetëm nga përvojat e tyre të mrekullueshme, por edhe nga përkushtimi i tyre i qetë.
Methju C. Godfri
Sektori i Historisë së Kishës