2022
Krijimi
Janar/Shkurt 2022


Eja, Më Ndiq

Krijimi

Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5

earth with sun and moon

Toka u krijua nga Jezu Krishti nën drejtimin e Atit Qiellor në mënyrë që ne të mund të kemi një vend për të jetuar, mësuar dhe përdorur lirinë tonë të zgjedhjes që të bëjmë zgjedhje të mira (shih Abraham 3:24–26).

Profeti Jozef Smith dha mësim se “fjala krijoj … nuk do të thotë të krijosh nga hiçi; ajo do të thotë të organizosh; njëlloj si një njeri do të organizonte materialet dhe do të ndërtonte një anije”1. Fjala hebraike e përdorur për “krijoj” do të thotë t’i japësh formë, t’i japësh trajtë, të organizosh dhe të formosh (shih Zanafilla 1:1; Abraham 3:24).

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi se “vetë Krijimi fizik u organizua në periudha të caktuara kohore”, jo në ditë kalendarike. “Qoftë nëse quhet një ditë, një kohë apo një epokë, secila fazë [e Krijimit] ishte një periudhë midis dy ngjarjeve të përcaktueshme – një ndarje e përjetësisë.”2

Dita e Parë: Drita dhe Errësira

“Perëndia tha: ‘U bëftë drita’ dhe Ai ‘e ndau dritën nga errësira’”, duke krijuar ditën dhe natën (shih Zanafilla 1:3–5).

Dita e Dytë: Ujërat dhe Qiejt

Perëndia i ndau ujërat dhe qiejt. “Perëndia tha: ‘Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave’. … Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore ‘Qiell’.” (Shih Zanafilla 1:6–8.)

Dita e Tretë: Oqeanet dhe Toka

“Perëndia e quajti terën ‘tokë’ dhe … ujëra[t] ‘det[e]’” (Zanafilla 1:10). Atëherë toka ishte gati për jetën bimore (shih Zanafilla 1:11–12).

Dita e Katërt: Dielli dhe Stinët

Perëndia krijoi diellin, hënën dhe yjet “për të ndarë ditën nga nata” dhe për “të shërb[yer] si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet” (shih Zanafilla 1:14–16).

Dita e Pestë: Krijesat e Gjalla

Perëndia krijoi “të gjitha gjallesat” (Zanafilla 1:21). Këto krijesa u urdhëruan të shumëzoheshin dhe ta mbushnin tokën dhe detin (shih Zanafilla 1:22).

Dita e Gjashtë: Adami dhe Eva

Krijimi i jetës nga Perëndia vazhdoi me “bishat e tokës”, “gjedhët” dhe “rrëshqanorët” (Abraham 4:24–25). Më pas Ai krijoi Adamin dhe Evën “në shëmbëlltyrën e vetë trupit të tij” (Moisiu 6:9) dhe i urdhëroi ata: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën … e sundoni … mbi çdo qenie [të gjallë]” (Zanafilla 1:28).

Dita e Shtatë: Dita e Prehjes

Pasi e mbaroi veprën e Tij, Perëndia u çlodh në ditën e shtatë. “Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer” (Zanafilla 2:3).

Perëndia më vonë urdhëroi që gjithashtu ta “mbaj[më] mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar” (Eksodi 20:8).

Ne mund ta bëjmë të shenjtë ditën e Shabatit duke gjetur kohë për të frekuentuar kishën, për të marrë sakramentin dhe për ta kujtuar Shpëtimtarin. Zoti dha mësim: “Sepse në të vërtetë kjo është një ditë e caktuar për ty që të prehesh nga punët e tua dhe t’i drejtosh lutje Më të Lartit” (Doktrina e Besëlidhje 59:10).

Në ditën e Shabatit “mendimet, veprimet dhe sjellja jonë, janë shenja që i japim Perëndisë dhe një tregues i dashurisë sonë për Të”3.

Shënime

  1. Joseph Smith, fjalim dhënë më 7 prill 1844, në History, 1838–1856, vëllimi E-1 [1 korrik 1843 – 30 prill 1844], faqe 1973, josephsmithpapers.org.

  2. Russell M. Nelson, “The Creation”, Liahona, korrik 2000, f. 103.

  3. Dejvid A. Bednar, “Premtimet e Çmueshme dhe Shumë të Mëdha”, Liahona, nëntor 2017, f. 92; shih edhe Rasëll M. Nelson, “Shabati Është një Kënaqësi” , Liahona, maj 2015, f. 130.