Eja, Më Ndiq
Kush Ishte Enoku?
Kjo pemë familjare tregon dy burra që quheshin Enok në linjën e prejardhjes së Adamit dhe Evës. Enoku, biri i Kainit, nipi i Adamit (shih Moisiu 5), nuk është i njëjti Enok, biri i Jaredit, i cili ishte gjashtë breza pas Adamit dhe ndërtoi qytetin e Sionit (shih Moisiu 6–7).
Si iu përgjigj Enoku thirrjes së tij?
Kur Enoku u thirr që të predikonte pendim, ai u ndje i papërshtatshëm, duke ia shprehur Zotit se ishte “i ngadaltë në të folur” (Moisiu 6:31). Por Perëndia i dha Enokut fuqi dhe i premtoi: “Hape gojën tënde dhe ajo do të mbushet e unë do të t’i jap fjalët” (Moisiu 6:32). Shumë njerëz i besuan fjalët e tij dhe Enoku krijoi qytetin e Sionit.
Duke sjellë ndërmend shembullin e Enokut, Plaku Dejvid A. Bednar i siguroi të gjithë ata prej nesh që ndihen të mbingarkuar, të pabarabartë ose të pakualifikuar për një thirrje apo përgjegjësi të re se “premtimi që Zoti i bëri Enokut është i vlefshëm … edhe sot” (“Në Forcën e Zotit”, konferenca e përgjithshme, tetor 2004).