2022
Rënia Ishte Pjesë e Planit të Perëndisë
Janar/Shkurt 2022


Bazat e Ungjillit

Rënia Ishte Pjesë e Planit të Perëndisë

Për shkak të Rënies, ne duhet të vijmë në tokë dhe një ditë të mund kthehemi për të jetuar me Atin tonë në Qiell.

Adam and Eve holding their infant child

Adam and Eve in the Garden of Eden [Adami dhe Eva në Kopshtin e Edenit], nga Robert T. Barrett; Adam and Eve Cast Out of the Garden [Adami dhe Eva Dëbohen nga Kopshti], nga Gary L. Kapp, nuk lejohet të kopjohet; Adam and Eve [Adami dhe Eva], nga Jay Bryant Ward; The Resurrection [Ringjallja], nga Harry Anderson

Në Kopshtin e Edenit, Perëndia i urdhëroi Adamin dhe Evën të mos e hanin frutën e pemës të njohjes të së mirës dhe të së keqes. Më pas Ai u tha atyre: “Ti mund të zgjedhësh vetë, … por, kujto që unë ta ndaloj atë” (Moisiu 3:17). Satani e tundoi Evën për ta ngrënë frutën e pemës. Ai i tha asaj: “Do të jesh si perënditë, duke njohur të mirën dhe të keqen” (Moisiu 4:11). Ajo e hëngri frutën dhe më pas e ndau me Adamin. Perëndia i dëboi nga Kopshti i Edenit.

Rënia

Adam and Eve leaving the Garden of Eden

Kur Adami dhe Eva u larguan nga Kopshti i Edenit, ata nuk ishin më në praninë e Perëndisë. Kjo ndarje nga Perëndia quhet vdekje shpirtërore. Largimi nga kopshti do të thoshte edhe që Adami dhe Eva u bënë të vdekshëm dhe në këtë mënyrë ishin në gjendje të vdisnin. Ndonëse Adami dhe Eva nuk ishin më me Perëndinë dhe tani ishin të vdekshëm, ata ishin të lumtur dhe optimist kur e panë se mund të përparonin (shih Moisiu 5:10–11). “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim” (2 Nefi 2:25).

Një Kohë Prove

Kur lindim, ne jetojmë të veçuar nga Perëndia, ashtu siç jetuan Adami dhe Eva pas Rënies. Satani na tundon që të bëjmë zgjedhje të këqija. Këto tundime na lejojnë të provohemi dhe të zgjedhim midis të drejtës dhe të gabuarës (shih Alma 12:24). Çdo herë që mëkatojmë dhe nuk pendohemi, ne largohemi më shumë nga Ati Qiellor. Por nëse pendohemi, ne afrohemi më shumë me Atin tonë në Qiell.

Vdekja Fizike

Toka u krijua për ne (shih 1 Nefi 17:36). Rënia bëri të mundur që Adami dhe Eva të përmbushnin urdhërimin e Perëndisë për të pasur fëmijë, duke na lejuar të vijmë në tokë me një trup fizik. Trupat tanë do të vdesin një ditë por shpirtrat tanë do të vazhdojnë të jetojnë. Trupat dhe shpirtrat tanë do të ribashkohen kur të ringjallemi.

Të Shpëtuar nga Jezu Krishti

The resurrected Jesus Christ appearing to Mary Magdalene at the empty tomb

Nëpërmjet fuqisë shlyese të Jezu Krishtit, ne mund ta mposhtim vdekjen fizike dhe shpirtërore. Për shkak se Krishti u ringjall, çdo njeri që ka lindur në këtë tokë do të ringjallet dhe do të jetojë përgjithmonë. Dhe për shkak se Krishti vuajti për mëkatet tona, ne mund të pendohemi dhe të falemi që të mund të jetojmë përsëri me Atin tonë në Qiell.