2022
Ngjashmëritë midis Jozefit të Egjiptit dhe Jezu Krishtit
Mars 2022


“Ngjashmëritë midis Jozefit të Egjiptit dhe Jezu Krishtit”, Liahona, Mars/Prill 2022.

Eja, Më Ndiq

Zanafilla 37–50

Ngjashmëritë midis Jozefit të Egjiptit dhe Jezu Krishtit

Dhiata e Vjetër përmban shumë profeci, histori dhe simbole që kumtojnë jetën dhe misionin e Shpëtimtarit, Jezu Krishtit. Një nga këto histori është ajo e Jozefit të Egjiptit.

figura të ndryshme, si ajo e qengjit dhe bukës, për të ilustruar ngjashmëritë midis Jozefit të Egjiptit dhe Jezu Krishtit

Ilustrimet nga Andrew Colin Beck

Jozefi i Egjiptit

Jezu Krishti

Jozefi ishte bari (shih Zanafilla 37:2).

Një nga emrat e Krishtit është “bariu i mirë” (Gjoni 10:11).

Jozefin e shitën si skllav në Egjipt (shih Zanafilla 37:26–28).

Jezusin e tradhtuan për 30 sikla argjendi – çmimi i një skllavi (shih Eksodi 21:32; Mateu 26:15).

Vëllezërit e Jozefit nuk e njohën atë kur shkuan në Egjipt për të blerë ushqim (shih Zanafilla 42:7–8).

Njerëzit e Krishtit nuk e njohën Atë si Shpëtimtar (shih Lluka 4:22, 28–29; Gjoni 1:10).

Jozefi ia zbuloi veten vëllezërve të tij kur erdhën për të folur me të herën e dytë (shih Zanafilla 45:1–5).

Krishti do t’i shfaqet Izraelit në Ardhjen e Tij të Dytë (shih Mateu 24:30–31; Doktrina e Besëlidhje 88:104).

Duke ndjekur udhërrëfimin e Perëndisë, Jozefi kishte mjaftueshëm bukë për ta shpëtuar Egjiptin nga zia e bukës (shih Zanafilla 47:13–19).

Jezu Krishti është “buka e jetës” (Gjoni 6:35; shih edhe vargun 51).