Dhënia e Shërbesës
Dhënia e Shërbesës nëpërmjet Programit Fëmijët dhe Rinia
Parimet


Parimet e Dhënies së Shërbesës

Dhënia e Shërbesës nëpërmjet Programit Fëmijët dhe Rinia

T’i ftojmë të tjerët të rriten dhe t’i ndihmojmë ata përgjatë udhës, është thelbi i dhënies së shërbesës.

young man playing keyboard

Fotografi nga Tom Garner

Mundësitë janë të shumta për të dhënë shërbesë nëpërmjet programit Fëmijët dhe Rinia. Ndoshta ju keni fëmijë ose të rinj e të reja në vetë shtëpinë tuaj. Ndoshta jeni një udhëheqës/e në program ose u jepni shërbesë familjeve me fëmijë dhe të rinj e të reja. Ose ndoshta ka mundësi të njihni disa fëmijë dhe të rinj e të reja (gjë që do të përfshinte thjesht ne të gjithë). Cilado qoftë gjendja juaj, ka shumë mënyra për ta përdorur programin ose parimet e tij që ta bekoni jetën e të tjerëve.

Zhvillimi i Vetes Sonë së Bashku

Në thelb të programit Fëmijët dhe Rinia është një përqendrim te përpjekja çdo ditë që të bëhemi më shumë si Shpëtimtari, i cili dha shërbesë në mënyrë të përsosur. Shumë prej atyre që kanë marrë pjesë në program, kanë mësuar se sa më shumë që përparoni në fusha të ndryshme të jetës suaj, aq më të përgatitur jeni për t’i ndihmuar të tjerët ose për t’u dhënë shërbesë atyre.

Por me programin Fëmijët dhe Rinia, bekimi i të tjerëve nuk duhet të presë derisa të keni mësuar diçka. Veprimi i të mësuarit vetë jep mundësi për të dhënë shërbesë.

Për një të ri të quajtur Profet, i cili jeton në Ganë, caktimi i synimit në programin Fëmijët dhe Rinia që të mësonte se si t’i binte pianos, ishte vetëm fillimi. “Është synimi im që gjithashtu të ndihmoj njerëz të tjerë të dinë atë që unë po mësoj”, thotë Profeti.

Edhe pse ai nuk është ende një instruktor, synimi i tij është bërë tashmë diçka tepër më e madhe sesa e mendoi ndonjëherë. Tani ka 50 studentë që ndjekin klasat e pianos në shtëpinë e mbledhjeve së bashku me Profetin. Dhe kush po i mëson Profetin dhe ata 50 studentët e tjerë? Aleksandër M. dhe Kelvin M., që të dy 13 vjeç. “Ne duam t’u tregojmë veprime mirësie njerëzve të tjerë”, thotë Kelvini.

Tri ditë në javë të dy të rinjtë u japin mësime bazë falas për piano të gjithë atyre që vijnë për të mësuar. Ka pasur një përfitim shtesë prej mësimeve të pianos. Disa prej studentëve, që u njohën me Kishën nëpërmjet mësimeve të pianos, më vonë e studiuan ungjillin dhe vendosën të pagëzoheshin.

Teksa bëjmë përpjekje për t’u përmirësuar, ne mund t’u japim shërbesë të tjerëve duke i ftuar të bashkohen me ne.

woman preparing food

Fotografi nga Jonas Rebicki

Një Recetë e Suksesshme për Dhënien e Shërbesës

Si presidente e Fillores për kunjin, Sabrina Simoes Deus Augusto nga Kuritiba në Brazil, ka parë se si aspekte të zhvillimit vetjak të programit i bekojnë fëmijët dhe rininë në kunjin e saj. Dhe gjithashtu ka vënë re shumë mënyra për t’i përdorur gjërat që ka mësuar rreth zhvillimit vetjak, në detyrën e saj si motër shërbestare.

“Kur e zhvilloj një talent” – thotë Motra Augusto – “unë mund ta përdor atë talent për të bekuar dikë, të cilit ose të cilës i jap shërbesë.”

Motra Augusto i mësoi njërës prej motrave, tek e cila është caktuar si motër shërbestare, se si të bënte çokollata. Ajo motër tani bën dhe shet çokollata për të ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjes së saj. “Muaj më vonë, u bekova kur një motër tjetër më mësoi se si të bëja bukë me mjaltë, të cilën unë mund ta shisja” – tha Motra Augusto. “Zhvillimi dhe të treguarit për talentet tona mund ta bekojnë jetën e njëra‑tjetrës dhe mund t’i thellojnë marrëdhëniet tona si motra shërbestare.”