Instituti
Mësimi 10: Dhënia Mësim e Planit të Shpëtimit (Pjesa 1)


10

Dhënia Mësim e Planit të Shpëtimit (Pjesa 1)

Hyrje

Plani i shpëtimit është plani i Atit Qiellor për lumturinë e fëmijëve të Tij. Ai përqendrohet te Shlyerja e Jezu Krishtit dhe na mëson se përse Shlyerja është e nevojshme. Plani i Atit Qiellor gjithashtu u jep përgjigje pyetjeve “Nga erdha?”, “Cili është qëllimi im në jetë?” dhe “Ku do të shkoj pasi të vdes?” Misionarët e ardhshëm duhet të kenë një kuptim të qartë të doktrinës së planit të shpëtimit dhe duhet të jenë të përgatitur për ta shpjeguar atë në mënyrë të thjeshtë dhe të dëshmojnë për të me fuqi.

Përgatitja Paraprake

Sugjerime për Mësimdhënien

Jeta Para Lindjes: Qëllimi dhe Plani i Perëndisë për Ne

Merrni parasysh ta bëni klasën të këndojë himnin “Fëmi i Per’ndis’ Jam” si pjesë e hapjes së takimit shpirtëror. Për ta filluar mësimin, bëjini studentët të shqyrtojnë në heshtje tekstin e strofës së parë të “Fëmi i Per’ndis’ Jam” dhe vërini të kërkojnë ndonjë doktrinë apo parim që gjendet te teksti.

Fëmi i Per’ndis’ jam,

Këtu ai më çoi,

Në tok’ më dha, o, një shtëpi

Me prindër kaq të mir’.

Tregom’, drejtom’, pran’ ti më rri,

Rrugën që ta gjej.

Çfar’ të bëj ti më mëso

Të rroj me të në qiej.

(“Fëmi i Per’ndis’ Jam”, Himne dhe Këngë të Fëmijëve, f. 58)

Pas disa çastesh, ftojini studentët të shpjegojnë ndonjë doktrinë apo parim të rëndësishëm që gjetën te himni. Nëse është e nevojshme, mund të merrni parasysh që të bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë tregon ky tekst rreth jetës sonë përpara se të vinim në tokë?

  • Çfarë tregon ky tekst rreth qëllimit të jetës këtu në tokë?

Thuajuni studentëve se si misionarë, ata do të kenë mundësinë për të dhënë mësim rreth qëllimit të jetës. Bëjeni një ose më shumë studentë të lexojnë me zë të lartë dy paragrafët e parë të pjesës së titulluar “Jeta Paratokësore: Qëllimi dhe Plani i Perëndisë për Ne” në faqen 48 te Predikoni Ungjillin Tim.

Mund të jepni edhe thënien vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Asnjë e vërtetë më e thellë nuk na është përçuar te rivendosja sesa dija për ekzistencën tonë para lindjes. Asnjë kishë tjetër nuk e njeh ose e jep mësim këtë të vërtetë. Doktrina jepet vetëm në formë të përvijuar, por fakte të spikatura përsëriten mjaft shpesh te zbulesat për të na siguruar për disa të vërteta themelore” (Our Father’s Plan [1984], f. 14).

Pyetni:

  • Si mundet dijenia për jetën tonë para lindjes dhe për faktin se jetuam si fëmijë shpirtërorë me Atin tonë në Qiell të na ndihmojë për të na dhënë domethënie më të madhe për jetën tonë? (Ndërsa studentët përgjigjen, ju mund të zgjidhni për ta theksuar këtë parim: Kur e kuptojmë se jemi fëmijë të Atit Qiellor, ne gjejmë domethënie më të madhe në jetën tonë në tokë.)

Për t’i ndihmuar studentët ta thellojnë kuptimin e tyre për këtë parim, shfaqni materialin filmik “God Is Our Father” [“Perëndia Është Ati Ynë”] (03:05) dhe bëjini studentët t’i dëgjojnë bekimet e përshkruara nga njerëzit në materialin filmik.

Pasi studentët ta kenë parë materialin filmik, bëni pyetjet vijuese:

  • Cilat ishin disa bekime që njerëzit në materialin filmik i përshkruan se erdhën nga dijenia se ata janë fëmijë të Perëndisë?

  • Si ju ka ndihmuar dijenia se ju jeni një fëmijë i Perëndisë të gjeni domethënie më të madhe në jetën tuaj?

Bëjini disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë katër paragrafët e fundit në faqen 48 te Predikoni Ungjillin Tim. Udhëzojeni klasën që të kërkojë doktrinat dhe parimet që japin mësim se cili është qëllimi i Perëndisë për fëmijët e Tij dhe se si plani i shpëtimit e përmbush atë qëllim. Më pas, pyetni:

  • Çfarë është hartuar plani i Perëndisë që të bëjë për fëmijët e Tij? (Midis përgjigjeve të tyre, studentët mund të përfshijnë doktrinën se plani i shpëtimit e bën të mundur që të gjithë fëmijët e Perëndisë të gëzojnë bekimet e vdekshmërisë dhe të jetës së përjetshme. Nëse nevojitet sqarim, ju mund t’iu referoheni përkufizimeve të pavdekësisë dhe ekzaltimitfaqet 58–59 te Predikoni Ungjillin Tim. Theksoni se jeta e përjetshme është lloji i jetës që jeton Perëndia.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë doktrinë, bëjini ata të lexojnë dhe mësojnë përmendsh Moisiun 1:39. Pasi ata të kenë pasur disa minuta për ta mësuar përmendsh dhe për t’u ushtruar me përsëritjen e këtij fragmenti, pyetni:

  • Si mund të ndikojë në zgjedhjet që bëjnë kërkuesit në jetën e tyre të përditshme të mësuarit e tyre se qëllimi i Perëndisë është të bëjë të ndodhë pavdekësia jonë dhe jeta e përjetshme?

Jepuni studentëve një çast për të përsiatur rolin e misionarëve për të ndihmuar Atin Qiellor në punën e Tij që “të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39). Ftojini studentët t’i ndajnë mendimet e tyre me një tjetër student ose t’i shkruajnë mendimet e tyre në ditarin e studimit.

Krijimi dhe Trupat Tanë Fizikë

Bëjeni një student të lexojë me zë të lartë pjesën e titulluar “Krijimi” në faqen 49 te Predikoni Ungjillin Tim. Udhëzojini studentët të kërkojnë domethënien e Krijimit në planin e shpëtimit të Perëndisë. Më pas, pyetni:

  • Përse ne e konsiderojmë krijimin e tokës si pjesë domethënëse e planit të Perëndisë për shpëtimin? (Me qëllim që të përparojmë dhe të bëhemi si Perëndia, secili prej nesh duhej të vinte në tokë për të marrë një trup dhe për t’u provuar gjatë një kohe prove.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë rëndësinë e marrjes së një trupi fizik, paraqiteni dhe lexojeni me zë të lartë thënien në vijim, e cila u tha nga Motra Suzan W. Taner, ndërsa po shërbente si presidente e përgjithshme e Të Rejave. Bëjini studentët të kërkojnë arsyen përse secili prej nesh u ngazëllye që do të merrte një trup fizik.

Pamja
Suzan W. Taner

“Në botën para lindjes ne mësuam se trupi ishte pjesë e planit të madh të Perëndisë për lumturinë tonë. Siç shpallet edhe në proklamatën e familjes: ‘Bijtë dhe bijat shpirtërore e njihnin dhe e adhuronin Perëndinë si Atin e tyre të Amshuar dhe e pranuan planin e Tij, me anë të të cilit fëmijët e Tij mund të merrnin një trup fizik, mund të fitonin përvojë tokësore për të përparuar drejt përsosjes dhe së fundi, mund të arrinin destinacionin e tyre hyjnor si trashëgimtarë të jetës së përjetshme’. Në fakt, ne ‘lësh[uam] britma gëzimi’ (Jobi 38:7) ngaqë do të ishim pjesë e këtij plani.

Përse ishim kaq të ngazëllyer? Ne i kuptuam të vërtetat e përjetshme për trupat tanë. Ne e dinim se trupat tanë do të ishin sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Ne e dinim se trupat tanë do të strehonin shpirtrat tanë. Ne gjithashtu e kuptuam se trupat tanë do të ishin të prekshëm nga dhembja, sëmundja, paaftësitë dhe tundimi. Por ne ishim të gatshëm, madje të paduruar, për t’i pranuar këto sfida sepse e dinim se vetëm me shpirtin dhe lëndën, të lidhura në mënyrë të pandashme, mund të përparonim për t’u bërë si Ati ynë Qiellor (shih DeB 130:22) dhe të ‘[merrnim] plotësi të gëzimit’ (DeB 93:33)” (“The Sanctity of the Body”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 13).

Më pas, pyetni:

  • Në jetën para lindjes, çfarë të vërtetash kuptuam që na ngazëllyen për ardhjen në tokë dhe marrjen e një trupi fizik?

  • Përse ishim ne të gatshëm dhe të paduruar për të ardhur në tokë edhe pse e dinim se mund të përballeshim me sfida të vështira në vdekshmëri?

Jepuni studentëve një çast për të përsiatur pyetjen e mëposhtme: Si do t’ia shpjegonit një kërkuesi mënyrën se si përvoja jonë në vdekshmëri na ndihmon të përparojmë për t’u bërë si Ati ynë Qiellor? Nëse ua lejon koha, ftojini ata t’i studiojnë referencat nga shkrimet e shenjta te kutia Studim i Shkrimeve të Shenjta poshtë “Krijimi” në faqen 49 te Predikoni Ungjillin Tim. Pas një minute ose diçkaje të tillë, bëjini studentët të kthehen nga dikush i ulur në krah të tyre dhe t’i shpjegojnë përgjigjen e tyre për pyetjen.

Liria e Zgjedhjes dhe Rënia e Adamit dhe Evës

Shkruajini titujt e mëposhtëm në tabelë:

Çfarë mund të bënin Adami dhe Eva në Kopsht

Çfarë nuk mund të bënin Adami dhe Eva në Kopsht

Ftojini studentët të studiojnë 2 Nefin 2:22–25 dhe pjesën “Liria e Zgjedhjes dhe Rënia e Adamit dhe Evës” në faqen 49 te Predikoni Ungjillin Tim. Ndërsa lexoni, vëreni gjysmën e klasës të bëjë një listë të asaj që Adami dhe Eva mund të bënin në Kopshtin e Edenit (ata mund të jetonin përgjithmonë në një gjendje pafajësie, ata mund ta përdornin lirinë e tyre vetjake të zgjedhjes për të marrë vendime). Vëreni gjysmën tjetër të klasës të bëjë një listë të asaj që Adami dhe Eva nuk mund të bënin në Kopshtin e Edenit (ata nuk mund të përparonin ose të përjetonin kundërshtim, ata nuk mund të përjetonin gëzim ose hidhërim apo dhembje ose mjerim, ata nuk mund të mëkatonin, ata nuk mund të përjetonin sëmundje ose vuajtje, ata nuk mund të kishin fëmijë). Pas disa minutash, kërkojuni studentëve të tregojnë çka gjetën. Ndërsa përgjigjen, merrni parasysh ta bëni një pjesëtar të klasës t’i shkruajë në tabelë përgjigjet e studentëve.

Tërhiqeni vëmendjen e studentëve te termat vdekje fizike dhe vdekje shpirtërorefaqen 49 te Predikoni Ungjillin Tim. Ndoshta të gjithë studentët do ta kuptojnë se vdekja fizike i referohet vdekjes së trupit fizik. Ndihmojini ata të kuptojnë se vdekja shpirtërore i referohet ndarjes nga prania e Perëndisë. Të dyja vdekjet janë pasojë e Rënies së Adamit. Është vetëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit që ne mund t’i mposhtim të dyja vdekjet.

Ju mund ta thelloni kuptimin e studentëve për rëndësinë e Rënies në planin e shpëtimit duke paraqitur citimin vijues nga Presidenti Jozef Filding Smith (1876–1972) dhe duke e bërë një student ta lexojë atë me zë të lartë:

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

“Kur Adami u dëbua nga Kopshti i Edenit, Zoti e dënoi atë. Disa njerëz e kanë parë atë dënim si të ishte diçka e lemerishme. Nuk ishte i tillë; ai ishte një bekim. Nuk e di nëse ai mund të konsiderohet vërtet edhe si një dënim i maskuar.

Me qëllim që njerëzimi të marrë shpëtim dhe ekzaltim, është e nevojshme që ata të marrin trupa në këtë botë, dhe të kalojnë nëpër përvoja dhe procese edukimi që gjenden vetëm në vdekshmëri. Zoti ka thënë se vepra dhe lavdia e tij e madhe është ‘të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut’ [Moisiu 1:39]. Pa vdekshmërinë ky bekim i madh nuk mund të përmbushej. Prandaj, botët u krijuan dhe u populluan me fëmijë të Perëndisë dhe atyre u është dhënë privilegji për të kaluar nëpër ekzistencën e vdekshme, me dhuratën e madhe të lirisë së zgjedhjes në zotërim të tyre. Nëpërmjet kësaj dhurate ata zgjedhin të mirën ose zgjedhin të keqen, dhe për pasojë marrin një shpërblim merite në përjetësitë që do të vijnë. Për shkak të shkeljes së Adamit, ne jemi këtu në jetën në vdekshmëri. …

Rënia e njeriut erdhi si një bekim në fshehtësi dhe ishte mjeti i çuarjes më tej të qëllimeve të Zotit për përparimin e njeriut, sesa një mjet për t’i penguar ata” (Doctrines of Salvation, përmb. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956], 1:113–114).

Më pas, pyetni:

  • Përse është me vend që ta shohim Rënien e Adamit dhe Evës si një pjesë vendimtare të planit të Perëndisë për shpëtimin? (Rënia e Adamit dhe Evës i lejoi fëmijët shpirtërorë të Perëndisë të merrnin trupa fizikë dhe e bëri të mundur për ta përparimin dhe bërjen si Ai.)

Ftojini studentët të shqyrtojnë kutinë “Si ta Shpjegojmë Rënien” në faqen 50 te Predikoni Ungjillin Tim. Më pas, bëjini studentët t’ia shpjegojnë doktrinën e Rënies me vetë fjalët e tyre studentit të ulur krah tyre.

Jeta Jonë në Tokë

Shfaqni materialin filmik “The Plan of Salvation” [“Plani i Shpëtimit”] (04:30) ose bëjeni një student ta lexojë me zë të lartë citimin vijues nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Bëjini studentët të kërkojnë mënyrat se si një dramë me tre akte simbolizon planin e shpëtimit:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Plani i shëlbimit, me tri ndarjet e tij, mund të ngjasojë me një dramë të shkëlqyer me tre akte. Akti 1 titullohet ‘Jeta Para Lindjes’. Shkrimet e shenjta e përshkruajnë atë si gjendjen tonë të parë (shih Judë 1:6; Abraham 3:26, 28). Akti 2, nga lindja deri në kohën e ringjalljes, është ‘Gjendja e Dytë’. Dhe akti 3 quhet ‘Jeta Pas Vdekjes’ ose ‘Jeta e Përjetshme’.

Në vdekshmëri, ne jemi si aktorë të cilët hyjnë në skenë sapo perdja ngrihet në aktin e dytë. Ne e kemi humbur aktin 1. Tregimi ka shumë fabula dhe nënfabula që gërshetohen, duke e bërë të vështirë zbulimin e asaj se kush ka të bëjë me cilin dhe çfarë ka të bëjë me çfarë, cilët janë heronjtë dhe cilët janë batakçinjtë. Ndërlikohet më tej sepse ne nuk jemi thjesht spektatorë; ne jemi pjesëtarë të teatrit, në skenë, në mes të gjithçkaje!

Si pjesë e planit të përjetshëm, kujtesa për jetën tonë para lindjes, aktin 1, është mbuluar me një vel. Duke qenë se hymë në vdekshmëri në fillim të aktit 2 pa një kujtim për aktin 1, nuk është për t’u habitur se është e vështirë ta kuptojmë se ç’po ndodh. …

Nëse prisni të gjeni vetëm lehtësi dhe paqe dhe hare gjatë aktit 2, me siguri do të zemëroheni. Ju do të kuptoni pak rreth asaj që po ndodh edhe përse gjërat lejohen të jenë siç janë.

Mbajeni mend këtë! Rreshti ‘Dhe të gjithë jetuan të lumtur përgjithmonë’ nuk është shkruar kurrë në aktin e dytë. Ai rresht i përket aktit të tretë, kur misteret zgjidhen dhe çdo gjë vihet në rregull. …

Ekziston diçka si një skenar për këtë dramë të madhe, dramën e epokave. Ai përvijon, të paktën shkurtimisht, atë që ndodhi në aktin 1 – jetën para lindjes. Ndonëse nuk është shumë e hollësishme, dorëshkrimi e bën të qartë qëllimin e gjithçkaje, dhe zbulon mjaftueshëm mbi fabulën që t’ju ndihmojë të zbuloni se çfarë kuptimi ka jeta në të vërtetë.

Ai dorëshkrim, siç duhet ta dini tashmë, janë shkrimet e shenjta – zbulesat. Lexojini ato. Studiojini ato. Ato ju tregojnë se çfarë është njeriu, përse Perëndia ‘[e] mba[n] mend [atë]’ dhe përse jemi bërë ‘pak më të ulët se Perëndia’ dhe prapëseprapë u ‘kurorëz[uam] me lavdi dhe me nder’ (Psalmeve 8:4–5).

Shkrimet e shenjta flasin për të vërtetën. Nga ato ju mund të mësoni mjaftueshëm për të treja aktet që ta dini ku jeni dhe të merrni drejtim në jetën tuaj. Ato zbulojnë se ‘ju gjithashtu ishit në fillim me Atin; që është Shpirt, madje Shpirti i së vërtetës;

Dhe e vërteta është dituri për gjërat siç janë dhe siç ishin, dhe siç do të jenë’ (DeB 93:23–24)” (Boyd K. Packer, “The Play and the Plan” [Mbrëmje rreth vatrës e Sistemit Arsimor të Kishës, 7 maj 1995], f. 2–3; si.lds.org).

Më pas, bëni pyetje si të mëposhtmet:

  • Në çfarë mënyrash një dramë me tre akte simbolizon disa nga elementet e planit të shpëtimit?

  • Sipas kësaj analogjie, përse është e vështirë për shumë njerëz që ta kuptojnë qëllimin e jetës në tokë?

  • Sipas kësaj analogjie, ku mund ta gjejmë ne dorëshkrimin për këtë dramë të shkëlqyer me tre akte?

  • Si mund t’i ndihmojnë shkrimet e shenjta fëmijët e Perëndisë ta kuptojnë më mirë qëllimin e tyre në planin e Perëndisë?

Shpjegojuni studentëve se kur misionarët japin mësim për planin e shpëtimit, ata i ndihmojnë kërkuesit ta kuptojnë më mirë qëllimin e vdekshmërisë dhe mënyrën se si ne mund të kthehemi për të jetuar sërish me Atin Qiellor (shih Alma 12:32–34). Bëjini studentët të lexojnë pjesën e titulluar “Jeta Jonë në Tokë” në faqen 50 te Predikoni Ungjillin Tim. Pasi të kenë pasur kohë të mjaftueshme për ta lexuar pjesën, pyetni:

  • Si do ta shpjegonit qëllimin e kësaj jete me një ose dy fjali?

Thuajuni studentëve se është e rëndësishme për kërkuesit që ta kuptojnë se përgatitja jonë për t’u kthyer në praninë e Perëndisë varet nga vendimet që ne bëjmë gjatë jetës sonë në tokë. Vendimet për t’i ndjekur urdhërimet e Perëndisë mund të na ndihmojnë të afrohemi më pranë Atit tonë Qiellor, ndërsa thyerja e urdhërimeve të Perëndisë na mban larg nga kthimi në praninë e Tij. Shkruajini të mëposhtmet në tabelë:

Pasojat e mëkatit:

Më pas, pyetni:

  • Cilat janë pasojat e mëkatit? (Si të jetë e nevojshme, nxitini studentët të shqyrtojnë paragrafin e dytë “Jeta Jonë në Tokë” në faqen 50 te Predikoni Ungjillin Tim. Ndonëse do të përdorin fjalë pak të ndryshme, studentët duhet t’i kuptojnë këto të vërteta: Mëkati çon në palumturi dhe shkakton ndjenja faji e turpi. Ai na bën të papastër dhe të padenjë për të hyrë në praninë e Perëndisë. Mëkati na pengon që të kthehemi tek Ati ynë në Qiell veç nëse falemi.)

  • Si do t’i ndihmojë kërkuesit të kuptuarit e pasojave të mëkatit për t’u përgatitur për ta pranuar mesazhin e Shlyerjes?

Kujtojuni studentëve se në këtë jetë ne të gjithë përjetojmë një vdekje shpirtërore – ne veçohemi nga prania e Perëndisë. Pyetini studentët:

  • Si na ndihmon ungjilli i Jezu Krishtit ta mposhtim vdekjen shpirtërore dhe të kthehemi në praninë e Perëndisë? (Ndërkohë që studentët përgjigjen ju mund të dëshironi t’i pyetni ata se si besimi te Jezu Krishti, pendimi, pagëzimi me anë të zhytjes dhe dhurata e Frymës së Shenjtë na ndihmojnë secili që t’i kapërcejmë pasojat e Rënies dhe na përgatitin për t’u kthyer në praninë e Perëndisë.)

Është e rëndësishme që studentëve t’iu jepet mundësia për ta ushtruar shpjegimin e elementeve të planit të shpëtimit që trajtohen në këtë mësim. Kjo do t’i ndihmojë ata që t’i kuptojnë më mirë doktrinat dhe parimet që ata do t’iu japin mësim kërkuesve.

Ndajini studentët në dyshe. Jepuni dysheve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur që të japin një mësim pesë deri në dhjetë minuta për qëllimin e jetës sonë në tokë. Bëjini studentët të shqyrtojnë materialin në faqet 49–50 te Predikoni Ungjillin Tim, duke përfshirë shkrimet e shenjta nga kutitë Studim i Shkrimeve të Shenjta. Nëse janë në dispozicion, ata mund të studiojnë edhe faqet 2–9 të broshurës për misionarët të titulluar Plani i Shpëtimit. Ndërkohë që studentët po përgatiten, ecni nëpër klasë dhe ndihmojini ata të përgatitin shpjegime të thjeshta dhe të shkurtra të elementeve të planit të shpëtimit. Ripohojeni se përdorimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta në mesazhin e tyre dhe dëshmimi për doktrinat dhe parimet që ata japin mësim, do t’i shtojnë fuqi mësimit të tyre.

Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar materialin dhe për të përgatitur një mësim të shkurtër, caktojeni secilën dyshe studentësh që t’i japë mësim dyshes tjetër. Më pas, bëjini të ndërrojnë rolet në mënyrë që secila dyshe të ketë mundësinë të japë mësim një herë. Ndërsa secila dyshe e mbyll përvojën e saj të mësimdhënies, bëjini të diskutojnë për sa vijon me studentët që mësuan:

  • Çfarë bënë mirë mësuesit?

  • Cilat metoda mund ta kishin bërë paraqitjen edhe më të efektshme?

Pasi secila dyshe të ketë pasur mundësinë për ta ushtruar dhe për ta vlerësuar mësimdhënien e vet, ftojini pjesëtarët e klasës t’i japin pikëpamjet nga përvojat e tyre pjesës tjetër të klasës.

Mbylleni mësimin duke shkruar pohimet e mëposhtme në tabelë dhe duke u kërkuar studentëve të marrin parasysh se si këto parime mund ta rritin dëshirën e tyre për të shërbyer në një mision:

Çdo person që takoni është një fëmijë i Atit Qiellor dhe Ai e do atë.

Çdo person që takoni mbart një barrë palumturie që vjen nga mëkatet që nuk janë zgjidhur nëpërmjet Shlyerjes pastruese të Krishtit.

Ftojini disa studentë të tregojnë se çfarë ndiejnë ndërsa i përsiatin këto pohime. Merrni parasysh ta mbyllni mësim duke i pyetur studentët nëse ndonjëri prej tyre do të donte t’i jepte klasës dëshminë për doktrinat që lidhen me planin e shpëtimit.

Ftesa për të Vepruar

Ftojini studentët ta thellojnë kuptimin e tyre për planin e shpëtimit dhe t’i përmirësojnë teknikat e tyre të mësimdhënies duke zgjedhur një nga veprimtaritë e mëposhtme për të punuar jashtë klasës:

  • Shqyrtojeni pjesën “Përkufizime të Rëndësishme” në faqet 58–59 te Predikoni Ungjillin Tim. Ushtrojeni shpjegimin e secilit term me vetë fjalët tuaja duke përdorur thëniet e thjeshta të së vërtetës.

  • Shqyrtojini fragmentet e shkrimeve të shenjta që gjenden te kutitë Studim i Shkrimeve të Shenjta në faqet 49–50 te Predikoni Ungjillin Tim. Përzgjidhni një ose dy fragmente që do të dëshironit t’i përdornit për të dhënë mësim secilën prej pjesëve të ndryshme të planit të shpëtimit dhe shenjojini ato në shkrimet tuaja të shenjta. Merreni parasysh zotimin për të mësuar përmendsh një apo më shumë prej këtyre fragmenteve.

  • Krijoni një skicë për dhënien mësim të planit të shpëtimit. Merrni parasysh t’i përdorni idetë e planit mësimor në faqet 55–58 te Predikoni Ungjillin Tim si një referencë.

  • Mendoni për një kohë kur njohuria juaj për planin e shpëtimit e ka bekuar jetën tuaj. Shkruajeni një përmbledhje të asaj përvoje në ditarin tuaj të studimit ose tregojani atë një shoku.

Shtyp në Letër