Instituti
Mësimi 4: Dhënia Mësim me Anë të Shpirtit


4

Dhënia Mësim me Anë të Shpirtit

Hyrje

Misionarët e suksesshëm e kuptojnë se “kur një njeri flet nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, fuqia e Frymës së Shenjtë e çon atë në zemrat e fëmijëve të njerëzve” (2 Nefi 33:1). Të vetëm, misionarët nuk mund t’i sjellin bekimet e dëshmisë dhe të kthimit në besim te një njeri tjetër, sado mjeshtra apo me përvojë të jenë. Vetëm Fryma e Shenjtë mund ta sjellë kthimin e vërtetë në besim. Kur kërkuesit e ndiejnë Shpirtin që vepron brenda tyre ose kur shohin prova të dashurisë dhe mëshirës së Zotit në jetën e tyre, ata lartësohen dhe forcohen shpirtërisht, besimi i tyre te Jezu Krishti rritet dhe ka më tepër gjasë që të kthehen në besim.

Përgatitja Paraprake

Sugjerime për Mësimdhënien

Dhënia Mësim me Anë të Shpirtit

ikona e materialit filmikShpjegojuni studentëve se Presidenti Brigam Jang foli një herë për kthimin e tij në besim tek ungjilli dhe për misionarin që e ndihmoi atë të fitonte një dëshmi. Pastaj shfaqni materialin filmin “A Man without Eloquence” [“Një Burrë pa Gojëtari”] (06:06). Kërkojuni studentëve t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si Shpirti ndikoi te Presidenti Brigam Jang dhe e ndihmoi atë kthehej në besim.

Pasi ta shikoni materialin filmik, bëni pyetjet vijuese:

  • Si e ndihmoi Brigam Jangun dëgjimi i një njeriu të përulur tek jepte dëshminë e tij që të kthehej vërtet në besim?

  • Nga përvoja e Brigam Jangut, çfarë parimesh mësoni rreth dhënies mësim me anë të Shpirtit? (Studentët mund të përcaktojnë këto parime: Dhënia mësim me anë të Shpirtit mund të çojë te kthimi në besim i të tjerëve; kur ne japim mësim me anë të Shpirtit, ne duhet të jemi të sinqertë dhe të flasim nga zemra; duhet të jemi të përulur [shih DeB 136:33].)

Jepuni studentëve një çast për ta studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 42:14; 50:13–14 dhe 17–23, duke kërkuar udhëzimet e Zotit ndaj atyre që e japin mësim ungjillin e Tij. Më pas, pyetni:

  • Çfarë parimesh të mësimdhënies së ungjillit jepen në këto zbulesa? (Ka disa përgjigje të sakta që mund të japin studentët. Përgjigjet mund të përfshijnë parimin vijues: Zoti ka urdhëruar që ungjilli të jepet mësim me anë të Shpirtit dhe në asnjë mënyrë tjetër.)

  • Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 50:22, çfarë ndodh kur një misionar jep mësim me anë të Shpirtit? (Edhe misionari edhe kërkuesi “e kuptojnë njëri-tjetrin dhe që të dy lartësohen e gëzohen së bashku”. Sqarojeni për studentët që dhënia mësim me anë të Shpirtit mund të ndodhë vetëm kur Fryma e Shenjtë është i pranishëm dhe ndihet nga mësuesi, nxënësi ose të dy. Merreni parasysh ta shkruani këtë parim në tabelë.)

Kujtojuni studentëve që prania e Shpirtit nuk shpaloset përherë nëpërmjet emocionit dhe lotëve. Po të nevojitet, lexojani klasës sa vijon nga Presidenti Hauard W. Hanter:

Presidenti Hauard W. Hanter

“Më lejoni t’ju jap një paralajmërim mbi këtë temë. … Shqetësohem kur duket se emocioni i fortë ose rrjedhja e lotëve barazohen me praninë e Shpirtit. Sigurisht që Shpirti i Zotit mund të sjellë ndjenja të forta emocionale, përfshirë lot, por kjo shfaqje e jashtme nuk duhet të ngatërrohet me praninë e vetë Shpirtit.

Unë kam vërejtur një masë të madhe vëllezërish të mi ndër vite dhe ne kemi ndarë së bashku disa përvoja shpirtërore të rralla dhe të pashprehura. Ato përvoja kanë qenë të gjitha të ndryshme, secila e veçantë në mënyrën e vet dhe çaste të tilla hyjnore mund të shoqërohen ose jo me lot. Shumë shpesh ato shoqërohen, por ndonjëherë ato shoqërohen me qetësi të plotë. Herë të tjera ato shoqërohen me gëzim. Gjithmonë ato shoqërohen nga një shfaqje e madhe e së vërtetës, e zbulesës në zemër” (“Eternal Investments” [fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 10 shkurt, 1989], f. 3; si.lds.org).

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë se si mund të ndikojë Fryma e Shenjtë te mësuesit dhe nxënësit, shkruajini referencat vijuese të shkrimeve të shenjta në tabelë ose shpërndajuani studentëve në një fletushkë. (Shënim: jepuni studentëve vetëm referencat; materiali në kllapa është për përfitimin e mësuesit):

Caktojini studentët që t’i studiojnë këto fragmente të shkrimeve të shenjta në dyshe. Bëjeni një student në secilën dyshe të kërkojë mënyra në të cilat Fryma e Shenjtë mund të ndikojë te një mësues i ungjillit ndërkohë që studenti tjetër kërkon mënyra në të cilat Fryma e Shenjtë mund të ndikojë te dikush që po merr mësim. Më pas ftojini ata të diskutojnë me njëri-tjetrin për atë që mësuan. Pasi çdo dyshe të ketë pasur kohë të mjaftueshme për ta diskutuar atë që mësuan, bëjuni pyetje si ato vijueset për t’i ndihmuar ta analizojnë më tej atë që lexuan:

  • Sipas vargjeve që studiuat, cilat janë disa mënyra në të cilat Shpirti ndikon tek ata që japin mësim? (Ndërsa studentët përgjigjen, mund t’i pyetni ata në cilat fragmente të shkrimeve të shenjta i gjetën përgjigjet e tyre.)

  • Si ndikon Shpirti tek të tjerët që ata të bëhen të kthyer në besim tek ungjilli i Jezu Krishtit?

  • Si e tregojnë konkretisht këto fragmente arsyen pse është e rëndësishme që misionarët të japin mësim me anë të Shpirtit?

Ftesa e Shpirtit ndërsa Jepni Mësim

Thuajini klasës suaj që Predikoni Ungjillin Tim ka disa pjesë që shpjegojnë se çfarë mund të bëjnë misionarët për ta ftuar udhërrëfimin e Shpirtit teksa japin mësim. Ndajeni klasën në grupe të vogla me jo më shumë se katër studentë secili grup. Caktojini secilit grup të studiojë një prej pjesëve vijuese të manualit Predikoni Ungjillin Tim:

  1. “Si të Filloni Mësimdhënien”, faqet 182–183 (pa e përfshirë kutinë Aktivitet)

  2. “Përshtatjani Mësimdhënien Tuaj Nevojave”, faqet 183–184 (pa i përfshirë kutitë Aktivitet dhe Studim i Shkrimeve të Shenjta)

  3. “Mësoni për të Kuptuar”, faqet 188–189 (pa e përfshirë kutinë Studim i Shkrimeve të Shenjta)

  4. “Dëgjoni”, faqet 191–192 (pa e përfshirë kutinë Aktivitet)

Shkruajini udhëzimet vijuese në tabelë në mënyrë që grupet ta dinë se çfarë duhet të bëjnë:

Lexojeni pjesën tuaj te Predikoni Ungjillin Tim.

Diskutojeni në grupet tuaja se çfarë parimesh lexuat që i lejojnë misionarët të jenë mësues më të efektshëm e ta kenë Shpirtin me vete teksa japin mësim.

Pasi të keni lënë një kohë të mjaftueshme, kërkojini një studenti nga secili grup që ta përmbledhë se si zotësia për të cilën lexuan mund të japë ndihmesë tek aftësia e një misionari për të dhënë mësim me Frymën e Shenjtë. Caktojeni një student që t’i përmbledhë pikat e rëndësishme në tabelë. Teksa grupet i përmbledhin idetë e tyre, merreni parasysh bërjen e pyetjeve si e mëposhtmja:

  • Si mund ta ftojë Frymën e Shenjtë fillimi i një mësimi në mënyrën e duhur që Ai ta shoqërojë dhënien e mësimit?

  • Si mundet ruajtja e thjeshtësisë së mesazhit të ungjillit ta ftojë Frymën e Shenjtë që t’i japë mësim e ta lartësojë një kërkues?

  • Si e fton Frymën e Shenjtë mbajtja e mësimit të përqendruar te nevojat e kërkuesit?

  • Si do të jepte ndihmesë dëgjimi i asaj që thotë një kërkues tek aftësia e një misionari për të dhënë mësim me anë të Shpirtit?

ikona e materialit filmikPër t’i ndihmuar studentët të shohin se si duken disa nga zotësitë mësimdhënëse të mësipërme, shfaqeni materialin filmik “Teach People, Not Lessons: Jynx” [“Jepuni Mësim Njerëzve, Mos Jepni Mësime: Xhinksi”] (06:34). Nxitini studentët të kërkojnë prova që misionarët po jepnin mësim me anë të Shpirtit. Studentët mund të shohin posaçërisht për të kuptuar mënyrën se si misionarët i përdorën zotësitë që studioi klasa te Predikoni Ungjillin Tim dhe mënyrën se si përdorimi i këtyre zotësive e ftoi Shpirtin në mësimdhënien e misionarëve.

Pasi ta shikoni materialin filmik, diskutoni për sa vijon:

  • Çfarë bënë misionarët në mësimdhënien e tyre që i lejoi ata të jepnin mësim me anë të Shpirtit?

  • Çfarë prove patë ju për faktin se Xhinksi po mësonte me anë të Shpirtit?

Përpara se të vazhdoni, jepuni studentëve një çast për të shkruar një përgjigje për pyetjen që vijon:

  • Si do t’i zbatoni parimet që kemi diskutuar deri tani në këtë mësim?

Ndihma ndaj Kërkuesve për ta Njohur Shpirtin

Kërkojuni disa studentëve ta lexojnë me radhë me zë të lartë pjesën “Fuqia e Shpirtit në Kthimin në Besim” në faqet 94–95 te Predikoni Ungjillin Tim (pa i përfshirë kutitë Aktivitet dhe Studim i Shkrimeve të Shenjta). Bëjeni pjesën tjetër të klasës t’i ndjekë dhe t’i shenjojë frazat që përshkruajnë atë që duhet të ndiejë një kërkues në mënyrë që të ndodhë kthimi në besim. Më pas, pyetni:

  • Çfarë duhet të ndiejnë kërkuesit në mënyrë që të ndodhë kthimi në besim? (Sigurohuni që studentët të përcaktojnë parimin vijues: Nëse kërkuesit e ndiejnë Shpirtin duke vepruar me ta, ka më tepër gjasë që ata të bëhen të kthyer në besim tek ungjilli i Jezu Krishtit.)

  • Si mund ta dalloni kur një kërkues po e ndien ndikimin e Frymës së Shenjtë? (Përgjigje të mundshme: misionari e ndien Frymën e Shenjtë; kërkuesi ndihet i sigurt që të bëjë pyetje, dëshiron të mësojë më shumë dhe është i gatshëm të bëjë e mbajë zotime; ka kuptueshmëri, një ndjenjë gëzimi dhe një afërsi me Perëndinë; dhe ka një miqësi më të thellë midis misionarit dhe kërkuesit.)

  • Plaku M. Rasëll Ballard dha mësim: “Përvojat me Shpirtin vijnë natyrshëm kur një njeri është i gatshëm të eksperimentojë me fjalën” (“Now Is the Time”, Ensign, nëntor 2000, f. 75). Çfarë mund të bëjë një misionar për t’i nxitur kërkuesit të eksperimentojnë me fjalën?

Shpjegojuani studentëve se një prej roleve të tyre më sfiduese si misionarë do të jetë t’i ndihmojnë kërkuesit të dallojnë nxitjet e Frymës së Shenjtë e më pas t’i ndihmojnë ata të veprojnë sipas atyre mendimeve e ndjenjave. Me anë të frymëzimit nëpërmjet Frymës së Shenjtë, misionarët mund ta dinë çfarë nxitjesh shpirtërore i nevojiten një kërkuesi që të marrë në mënyrë që të kthehet në besim dhe ata mund të krijojnë një mjedis ku mund të ndodhin ato nxitje.

ikona e materialit filmikPër të treguar në praktikë se si mund të bëhet kjo, shfaqeni materialin filmik “Teaching about the Holy Ghost and Prayer:: John” [“Mësimdhënia rreth Frymës së Shenjtë dhe Lutjes: Xhon”] (05:00). Ftojeni klasën të kërkojë mënyrën se si misionarët e ndihmuan Xhonin të mësonte ta dallonte Shpirtin.

Pas materialit filmik, bëni pyetjet vijuese:

  • Si e ndihmuan misionarët Xhonin që ta dallonte Shpirtin?

  • Çfarë bënë misionarët për ta ndihmuar Xhonin që të dinte si t’i merrte përgjigjet nga Zoti?

Ftojini studentët të lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 11:12 dhe më pas bëjini ta diskutojnë pyetjen vijuese në dyshe:

Veproni Sipas Nxitjeve të Shpirtit

Paraqiteni sa vijon dhe bëjeni një student që ta lexojë atë me zë të lartë:

Plaku Riçard G. Skot

“Komunikimi me Atin tonë në Qiell nuk është një çështje e vogël. Ai është një privilegj i shenjtë. Ai bazohet mbi parime të përjetshme e të pandryshuara. Ne marrim ndihmë nga Ati ynë në Qiell në përgjigje të besimit tonë, bindjes dhe përdorimit të duhur të lirisë së zgjedhjes” (Riçard G. Skot, “Si të Merrni Zbulesë dhe Frymëzim për Jetën Tuaj Personale”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 47).

Më pas, pyetni:

  • Në çfarë mënyrash mund të bëhet i papërfillshëm komunikimi ynë me Atin Qiellor? Çfarë mund të bëjmë ne për t’i mbajtur më kuptimplote lutjet tona?

  • Çfarë do të thotë për ju që “ne marrim ndihmë nga Ati ynë në Qiell në përgjigje të besimit tonë, bindjes dhe përdorimit të duhur të lirisë së zgjedhjes”? (Edhe pse studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, ata duhet të përgjigjen me diçka të ngjashme me sa më poshtë: Ne marrim ndihmë nga Ati ynë në Qiell kur përqendrohemi te rritja e besimit tonë, bindja dhe përdorimi i duhur i lirisë së zgjedhjes. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

Për ta ndihmuar studentin që ta thellojë kuptueshmërinë për këtë parim, paraqitni dy citimet vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe bëjeni një student t’ia lexojë ato klasës me zë të lartë:

Presidenti Bojd K. Paker

“Ky zë i Shpirtit flet butësisht, duke ju nxitur se ç’të bëni apo ç’të thoni, ose mund t’ju këshillojë apo paralajmërojë.

Shpërfillini ose mos iu bindni këtyre nxitjeve dhe Shpirti do t’ju lërë. Është zgjedhja juaj – liria juaj e zgjedhjes” (“Personal Revelation: The Gift, the Test, and the Promise”, Ensign, nëntor 1994, f. 60).

Presidenti Bojd K. Paker

“Shpirti nuk na e tërheq vëmendjen duke bërtitur apo duke na tundur me një dorë të rëndë. Më tepër ai pëshpërit. Ai na ledhaton kaq butë saqë, nëse jemi të shqetësuar, mund të mos e ndiejmë fare. …

Nganjëherë do të na shtyjë me vendosmëri të mjaftueshme saqë ne t’ia vëmë veshin. Por pjesën më të madhe të kohës, nëse nuk ia vëmë veshin ndjenjës së butë, Shpirti do të tërhiqet dhe do të presë derisa ne të vijmë duke kërkuar e duke dëgjuar” (“The Candle of the Lord”, Ensign, janar 1983, f. 53).

  • Çfarë mësoni nga këto mësime të Presidentit Paker?

  • Duke qenë se Fryma e Shenjtë flet butësisht, çfarë lloj gjërash mund ta bëjnë të vështirë për ta dëgjuar apo dalluar Shpirtin në botën e sotme?

Teksa përgjigjen studentët, merreni parasysh të diskutoni se si përdorimi i tepërt i pajisjeve elektronike mund ta bëjë të vështirë dallimin e Shpirtit. (Për më shumë mbi këtë temë, shih Plaku M. Rasëll Ballard, “Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi” (takim shpirtëror i Sistemit Arsimor të Kishës për të rinjtë në moshë madhore, 4 maj 2014].)

Pas kësaj, merrni parasysh të lexoni thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Riçard G. Skot

Përulësia është thelbësore për marrjen e njohurisë shpirtërore. Të jesh i përulur do të thotë të jesh i mësueshëm. Përulësia ju lejon të edukoheni nga Shpirti e të merrni mësim nga burime të frymëzuar prej Zotit, të tilla si shkrimet e shenjta. Fara e rritjes vetjake dhe kuptueshmëria mbijnë e lulëzojnë në tokën pjellore të përulësisë. Fryti i tyre është njohuria shpirtërore për t’ju udhërrëfyer këtu e në jetën tjetër.

Një individ krenar nuk mund t’i dijë gjërat e Shpirtit. Pali e dha mësim këtë të vërtetë duke thënë:

‘Asnjëri s’i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë. …

Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht’ (1 Korintasve 2:11, 14)” (“Acquiring Spiritual Knowledge”, Ensign, nëntor 1993, f. 87).

  • Çfarë roli luan përulësia tek aftësia jonë për t’i marrë e dalluar nxitjet e Shpirtit?

  • A keni pasur përvoja kur u drejtuat nga Shpirti? Çfarë ndjenje ishte? Nga e dinit se ishte Shpirti? (Shih Moroni 7:13.)

Nëse e lejon koha, ndajeni klasën tuaj përgjysmë. Shpjegojuni studentëve tuaj se ata do të shikojnë dy raste për studim nga shkrimet e shenjta për të kuptuar se si e drejtoi Shpirti i Zotit punën e shërbëtorëve të Tij. Bëjeni gjysmën e klasës të lexojë Veprat e Apostujve 4:5–13. Thuajini kësaj gjysme të klasës se te Veprat e Apostujve 3, Pjetri dhe Gjoni shëroi një burrë. Te Veprat e Apostujve 4, ata u arrestuan dhe u sollën përpara udhëheqësve judenj për t’u marrë në pyetje rreth shërimit. Bëjeni gjysmën tjetër të klasës të studiojë Veprat e Apostujve 16:6–15. Thuajini kësaj gjysme të klasës se këto vargje flasin rreth Palit gjatë një prej udhëtimeve të tij misionare. Caktojini të dyja gjysmat e klasës të kërkojnë mënyrën se si Fryma e Shenjtë e ndihmoi Pjetrin ose Palin për të predikuar ungjillin. Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të raportojnë mbi mënyrën se si i udhërrëfeu Fryma e Shenjtë Pjetrin dhe Palin përkatësisht. Më pas, pyetni:

  • Si e përdorën Pjetri dhe Pali lirinë e tyre të zgjedhjes për të ndjekur drejtimin nga Shpirti?

  • Çfarë prove ka që Pjetri dhe Pali po e ndiqnin Shpirtin?

  • Çfarë i ndodhi posaçërisht Pjetrit te Veprat e Apostujve 4 dhe Palit te Veprat e Apostujve 16 ngaqë secili prej tyre e ndoqi drejtimin e Shpirtit?

  • Si jeni bekuar ju nga ndjekja e drejtimit të Frymës së Shenjtë?

Mbylleni duke i ftuar studentët të japin dëshmi për mënyrën se si Zoti i ka bekuar ata nëpërmjet Shpirtit të Tij. Kërkojuni atyre ta marrin parasysh se si të mësuarit më tepër rreth dhënies mësim me anë të Shpirtit ka ndikuar në dëshirën e tyre për t’i ftuar të tjerët te Krishti. Sigurojini ata se, ndërsa e kërkojnë Shpirtin në jetën e tyre, atyre do t’iu rritet aftësia për të dhënë mësim me anë të Shpirtit.

Ftesa për të Vepruar

Ftojini studentët të përgatiten për ta dhënë mësim ungjillin me anë të Shpirtit duke plotësuar një ose më tepër nga veprimtaritë e sugjeruara vijuese:

  • Shikoni disa nga episodet e filmitThe District (që gjenden te LDS.org) teksa përgatiteni për të shërbyer në një mision.

  • Ushtrohuni me mënyra të ndryshme për ta filluar dhënien e një mësimi me pak nga frazat e fuqishme që ftojnë Shpirtin te Predikoni Ungjillin Tim, faqet 182–183.

  • Përsiatuni dhe lutuni rreth një njeriu që do të donit të forcohej në ungjill. Lutuni rreth një mesazhi të ungjillit që mund t’ia jepni këtij njeriu. Ndajeni mesazhin dhe dëshminë tuaj me personin, qoftë ballë për ballë ose nëpërmjet medias shoqërore.