Transgjinor
A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?


“A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?”, Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?”, Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

A kam përkatësi si një anëtar/e i/e Kishës?

Po. Anëtarët e Kishës kanë nevojë për ju dhe ju duan. Nëse e përcaktoni veten si transgjinor, ne e dimë që hasni sfida të ndërlikuara. Ju, familja juaj dhe miqtë tuaj e meritojnë po aq shumë dashurinë si të Krishtit sa çdo fëmijë tjetër i Perëndisë dhe duhet të trajtohen me ndjeshmëri, mirësi dhe dhembshuri.

Kisha është “për përsosjen e shenjtorëve” (Efesianëve 4:12). Anëtarët nuk janë ende të përsosur, por po përpiqen fort që të bëhen më shumë si Shpëtimtari.

Jo çdo njeri rreth jush do të jetë i përsosur në shprehjen e dashurisë, dhembshurisë, ose ndjeshmërisë. Sot në botë është e lehtë të fyhesh dhe të shkaktosh fyerje. Sfidat e konsiderueshme mund të na bëjnë të cenueshëm ndaj fyerjeve të paqëllimshme për shkak të fjalëve pavend apo komenteve të gabuara. Si anëtarë të Kishës, të gjithë ne po mësojmë dhe po rritemi.