Transgjinor
A më do Perëndia?


“A më do Perëndia?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“A më do Perëndia?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

A më do Perëndia?

Po, Perëndia ju do. Ai i njeh dhe i do të gjithë fëmijët e Tij dhe Ai është në dijeni të sfidave që hasni. Presidenti Tomas S. Monson shpjegoi: “Ajo dashuri nuk ndryshon kurrë. … Është atje për ju kur jeni të trishtuar ose të lumtur, pa kurajë ose plot shpresë. Dashuria e Perëndisë është atje për ju, pavarësisht nëse ju ndieni se e meritoni apo jo [atë]. Është thjesht gjithmonë atje” (“Nuk Ecim Kurrë Vetëm”, Liahona, nëntor 2013, f. 123–124).

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Më shumë se çdo gjë tjetër, Ati ynë dëshiron që fëmijët e Tij të zgjedhin të kthehen në shtëpi tek Ai. Çdo gjë që Ai bën, është e motivuar nga dëshira e Tij e madhe” (“The Love and Laws of God” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 17 shtator 2019], speeches.byu.edu).

Asgjë nuk e shpreh më mirë dashurinë e Jezu Krishtit sesa gatishmëria e Tij për të dhënë jetën e Vet që të shlyente për mëkatet e njerëzimit, që të dëmshpërblente për të gjithë vuajtjen e padrejtësinë dhe që të zgjidhë rripat e vdekjes për të gjithë (shihni tek Alma 7:11–13).

Motra Sheron Iubank dha mësim: “Unë dëshmoj se ju jeni shumë të dashur [për Të]. Zoti e di se sa shumë po përpiqeni. Ju po përparoni. Mos u ndalni! Ai i sheh të gjitha sakrificat tuaja të patreguara dhe i llogarit ato për dobinë tuaj e për dobinë e atyre që ju i doni. Puna juaj nuk është e pavlerë. Ju nuk jeni vetëm” (“Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Liahona, maj 2019, f. 76).