Transgjinor
Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?


“Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?

“Udhëheqësit e Kishës këshillojnë kundër një ndërhyrjeje mjekësore ose kirurgjikale me dëshirë, me qëllimin e përpjekjes për të ndryshuar në gjininë e kundërt me seksin e një personi në lindje (‘ricaktimi i seksit’). Udhëheqësit këshillojnë se ndërmarrja e këtyre veprimeve do të jetë shkak për kufizime të anëtarësisë në Kishë.

Udhëheqësit gjithashtu këshillojnë kundër përpjekjes për një ndryshim shoqëror të transgjinorëve. Një përpjekje për ndryshim shoqëror përfshin ndryshimin e veshjes ose të pamjes së jashtme, apo ndryshimin e një emri ose të përemrave, për ta paraqitur veten si dikush tjetër nga seksi i tij ose i saj në lindje. Udhëheqësit këshillojnë se ata që bëjnë një ndryshim shoqëror, do të përjetojnë disa kufizime të anëtarësisë në Kishë për sa kohë zgjat ky ndryshim.

Kufizimet përfshijnë mosmarrjen ose mosushtrimin e priftërisë, mosmarrjen ose mospërdorimin e një rekomandimi të tempullit dhe mosmarrjen e disa thirrjeve në Kishë. Edhe pse kufizohen disa privilegje të anëtarësisë në Kishë, mirëpritet pjesëmarrja në veprimtari të tjera në Kishë.

Individët transgjinorë që nuk e vazhdojnë përpjekjen mjekësore, kirurgjikale ose shoqërore për ndryshimin drejt gjinisë së kundërt dhe janë të denjë, mund të marrin thirrje në Kishë, rekomandime tempulli dhe ordinanca në tempull.

Disa fëmijëve, të rinjve, të rejave dhe të rriturve u jepet nga një profesionist mjekësor i licencuar një recetë për terapi hormonale për ta lehtësuar pakënaqësinë me gjininë e tyre ose për t’i pakësuar mendimet për vetëvrasje. Përpara se një person ta fillojë një terapi të tillë, është e rëndësishme që ai ose ajo (dhe prindërit e një të mituri) t’i kuptojnë rreziqet dhe përfitimet e mundshme. Nëse këta/o anëtarë/e nuk po orvaten që të kryejnë përpjekje për të ndryshuar drejt gjinisë së kundërt dhe janë të denjë, mund të marrin thirrje në Kishë, rekomandime tempulli dhe ordinanca në tempull.

Nëse një anëtar/e vendos ta ndryshojë emrin ose përemrat e tij ose të saj të parapëlqyer, parapëlqimi i emrit mund të shënohet në fushën e emrit të parapëlqyer në dokumentin e anëtarësisë. Personit mund t’i drejtohen në lagje me emrin e parapëlqyer” (“Individët Transgjinorë”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.6.21).

“Kisha nuk mban një pozicion në lidhje me shkaqet pse njerëzit e përcaktojnë veten si transgjinorë” (Manuali i Përgjithshëm 38.6.21).

Shtyp në Letër