Transgjinor
Si të flas me dikë nëse ndiej se ndjesia ime e brendshme për gjininë nuk pajtohet me seksin tim biologjik në lindje?


“Si të flas me dikë nëse ndiej se ndjesia ime e brendshme për gjininë nuk pajtohet me seksin tim biologjik në lindje?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“Si të flas me dikë nëse ndiej se ndjesia ime e brendshme për gjininë nuk pajtohet me seksin tim biologjik në lindje?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

Si të flas me dikë nëse ndiej se ndjesia ime e brendshme për gjininë nuk pajtohet me seksin tim biologjik në lindje?

Nëse ndiheni të çlirët për të biseduar me një prind, një pjesëtar tjetër të familjes, një mik/e ose një udhëheqës të Kishës, merrni parasysh t’ua shprehni ndjenjat tuaja atyre. Ndihmojini të kuptojnë se çfarë po kaloni, në mënyrë që të mund t’ju ofrojnë përkrahjen që ju nevojitet.

Jini të duruar me njerëzit rreth jush dhe kujtoni se ju të gjithë po mësoni së bashku. Nëse ata, të cilët i doni, kanë vështirësi për t’ju kuptuar ose për të qenë përkrahës, ata mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj. Trajtojini prindërit dhe udhëheqësit tuaj me të njëjtën dashamirësi dhe respekt që ju shpresoni se ata do të tregojnë për ju.