Transgjinor
Nëse jam mjaftueshëm besnik/e, a do të më largohet përjetimi i mospajtimit me gjininë time?


“Nëse jam mjaftueshëm besnik/e, a do të më largohet përjetimi i mospajtimit me gjininë time?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“Nëse jam mjaftueshëm besnik/e, a do të më largohet përjetimi i mospajtimit me gjininë time?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

Nëse jam mjaftueshëm besnik/e, a do të më largohet përjetimi i mospajtimit me gjininë time?

Përjetimi i mospajtimit me gjininë vetjake nuk është një njësi matëse e besnikërisë suaj. Shumë njerëz luten me vite dhe bëjnë gjithçka munden që të jenë të bindur në një përpjekje për ta zvogëluar mospajtimin, por ata prapë zbulojnë se kanë përplasje ndjenjash. Kjo nuk është e pazakontë. Përvoja ndryshon përgjatë një spektri intensiteti për njerëz të ndryshëm dhe në kohë të ndryshme për të njëjtin person. Përvoja mund të ndryshojë gjithashtu për fëmijët, të rinjtë e të rejat dhe të rriturit.

Intensiteti dhe kohëzgjatja e kësaj përvoje mund të mos jenë nën kontrollin tuaj; megjithatë, ju mund të zgjidhni se si të përgjigjeni. Disa njerëz e shohin të dobishme që të përqendrohen te mënyra se si përvojat e tyre i ndihmojnë që të mësojnë e të rriten. Përputhja e vullnetit tonë me vullnetin e Perëndisë është një vepër e rëndësishme besimi që sjell bekime të mëdha tani, e madje bekime edhe më të mëdha në botën që do të vijë (shih Doktrina e Besëlidhje 59:23).

Shtyp në Letër