Transgjinor
Kush jam unë?


“Kush jam unë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“Kush jam unë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

Kush jam unë?

Mbani mend se para së gjithash ju jeni një fëmijë i prindërve qiellorë. Kuptojeni se ç’do të thotë të jesh një fëmijë i Perëndisë. Mënyra se si mendoni për veten tuaj, mund të ndryshojë gjatë jetës.

Presidentja Xhoi D. Xhons dha mësim:

“Shpirti do t’ia pohojë secilit prej nesh individualisht vlerën tonë hyjnore. Dijenia se vërtet jeni [fëmijë i] Perëndisë, do të ketë ndikim në çdo aspekt të jetës suaj dhe do t’ju drejtojë në shërbimin që jepni çdo ditë. Presidenti Spenser W. Kimball e shpjegoi me këto fjalë të lavdishme:

‘Perëndia është Ati juaj. Ai ju do. Ai dhe Nëna juaj në Qiell ju vlerësojnë pa masë. … Ju jeni të veçantë. Të pashoq, të krijuar nga inteligjenca e përjetshme e cila ju jep të drejtën ta pretendoni jetën e përjetshme.

Mos pastë asnjë pyetje në mendjen tuaj lidhur me vlerën tuaj si individ! I gjithë synimi i planit të ungjillit është t’i japë një mundësi secilit prej jush që të arrijë potencialin e plotë, i cili është përparimi i përjetshëm dhe mundësia për t’u bërë të perëndishëm’ [“Privileges and Responsibilities of Sisters”, Ensign, nëntor 1978, f. 105]. …

… Ndërsa Shpëtimtari na ngre në një nivel më të lartë, ne mund të kuptojmë më qartë jo vetëm se kush jemi, por që jemi më afër Tij nga sa e kemi imagjinuar ndonjëherë” (“Vlerë e Pamasë”, Liahona, nëntor 2017, f. 14, 15; theksimi është hequr).