Transgjinor
Si mund të jap ndihmesë në mbretërinë e Zotit?


“Si mund të jap ndihmesë në mbretërinë e Zotit?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“Si mund të jap ndihmesë në mbretërinë e Zotit?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

Si mund të jap ndihmesë në mbretërinë e Zotit?

Perëndia premton që nëse i bindemi ligjeve të Tij, ne do të kemi gëzim të përjetshëm. Ai i mban gjithmonë premtimet e Tij. Nëse e përcaktoni veten tuaj si transgjinor, ju mund t’i bëni premtime Perëndisë dhe t’i mbani ato. Ju mund të ecni në dritën e Tij dhe të merrni pjesë në Kishën e Tij.

Plaku D. Tod Kristoferson ka vërejtur: “Çdo njeri ka dhurata; çdo njeri ka talente; çdo njeri mund të japë ndihmesë në shpalosjen e planit hyjnor në secilin brez. … Kaq shumë prej jush po bëni gjithçka që mundeni. Dhe kur ju që mbani barrët më të rënda të vdekshmërisë, ngriheni në mbrojtje të planit të Perëndisë për ekzaltimin e fëmijëve të Tij, ne të gjithë jemi gati për të marshuar. Me vetëbesim ne dëshmojmë se Shlyerja e Jezu Krishtit e ka paraprirë dhe, më së fundi, do ta dëmshpërblejë gjithë mungesën e mundësive dhe humbjen për ata që kthehen tek Ai. Askush nuk është i paracaktuar që të marrë më pak sesa gjithçka që Ati ka për fëmijët e Tij” (“Përse Martesa, Përse Familja”, Liahona, maj 2015, f. 52).

Shtyp në Letër