“Si mund të marr pjesë në Kishë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)
“Si mund të marr pjesë në Kishë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten
Si mund të marr pjesë në Kishë?
Ju nxiteni të frekuentoni, të jeni aktivë dhe të kërkoni mundësi për të shfaqur talentet dhe aftësitë tuaja duke shërbyer në lagjen dhe kunjin tuaj.
“Individët që e ndryshojnë seksin e tyre biologjik në lindje janë të mirëpritur të marrin pjesë në mbledhjet e sakramentit dhe të marrin pjesë në Kishë në shumë mënyra të tjera. Këta individë dhe familjet e tyre nxiten të këshillohen me udhëheqësit e tyre vendorë në lidhje me pjesëmarrjen në Kishë. Udhëheqësit e Kishës japin mësim të vërtetën e ungjillit dhe japin shërbesë në një mënyrë si të Krishtit. Ata marrin parasysh nevojat e të gjithë atyre që janë të përfshirë” (General Handbook: Serving in The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints [Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], 38.6.23).