Transgjinor
Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?


“Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

Çfarë duhet të bëj nëse kam depresion ose ankth apo mendime vetëvrasjeje?

Shërbimet Telefonike të Ndihmës në Raste Krizash

Nëse mendoni se mund ta lëndoni veten, kërkoni ndihmë menjëherë. Telefonoini një institucioni që jep shërbim urgjence, ose një shërbimi telefonik për ndihmë në raste krizash pa pagesë në zonën tuaj.

Disa shërbime telefonike të ndihmës (anglisht) mund të gjenden te “In Crisis? Talk Now.” (ChurchofJesusChrist.org).

Ndjenjat e depresionit janë të vërteta dhe mund të jenë dërrmuese dhe ligështuese. Nëse ndiheni me depresion apo keni mendime për ta lënduar veten, ju lutemi, bisedoni me dikë të cilit ju i besoni. Nëse jeni në Shtetet e Bashkuara, telefononi te National Suicide Prevention Lifeline [Shërbimi Telefonik Kombëtar për Jetën për Parandalimin e Vetëvrasjes]. Shihni burimet e Kishës mbi vetëvrasjen, të tilla si Thoughts of Suicide [Mendime për Vetëvrasje], në pjesën “Ndihmë për Jetën” dhe “Mbështetja te Vetja” në ChurchofJesusChrist.org ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Këshillimi profesional dhe kujdesi mjekësor mund të ndihmojnë gjithashtu.

Depresioni dhe Vetëvrasja

Kërkimet tregojnë se, nëse po përjetoni ndjenja për të qenë transgjinorë, mund të jeni në rrezik të lartë depresioni ose vetëvrasjeje. Nëse jeni me depresion ose po mendoni për vetëvrasje, ju lutemi, kërkoni ndihmën e një profesionisti të aftë të shëndetit mendor. Doktrina dhe Parime dhe burime të tjera mund të gjenden te pjesa për vetëvrasjen “Ndihmë për Jetën” dhe “Mbështetja te Vetja” në ChurchofJesusChrist.org ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Në konferencën e përgjithshme të tetorit 2019, Motra Reina I. Aburto tregoi përvojën nga vetë jeta e saj me dhembjen që shoqërohet me depresionin dhe vetëvrasjen. Ajo shpjegoi se “depresioni, ankthi dhe forma të tjera pikëllimi mendor dhe emocional … mund ta shtrembërojnë mënyrën se si ne e perceptojmë veten, të tjerët dhe madje Perëndinë. …

… Si çdo pjesë e trupit, truri u nënshtrohet sëmundjeve, traumave dhe mungesës së ekuilibrit kimik. …

Në disa raste, shkaku i depresionit ose i ankthit mund të identifikohet, ndërkohë që herë të tjera mund të jetë i vështirë të dallohet. … Mund të jenë të nevojshme edhe terapia ose mjekimi nën drejtimin e profesionistëve të trajnuar.

Sëmundjet mendore ose emocionale të patrajtuara mund të çojnë në izolim gjithnjë e më të madh, keqkuptime, marrëdhënie të prishura, dëmtim të vetes dhe madje vetëvrasje. …

Me keqardhje, shumë njerëz që vuajnë nga depresioni i thellë, e largojnë veten nga bashkëshenjtorët e tyre, sepse ndihen sikur nuk i përshtaten një lloj modeli imagjinar. Ne mund t’i ndihmojmë ata që ta dinë dhe ta ndiejnë se vërtet e kanë vendin me ne. Është e rëndësishme që të dallojmë se depresioni nuk është rezultati i dobësisë, as nuk është zakonisht rezultat i mëkatit. Ai ‘rritet kur mbahet i fshehur përbrenda, por zvogëlohet nga ndjeshmëria’ [Jane Clayson Johnson, Silent Souls Weeping (2018), f. 197]” (“N’qoft Shi a Diell, Zot, me Mua Rri!”, Liahona, nëntor 2019, f. 57–58).

Mirëbesoni te Perëndia

Plaku Xhefri R. Holland flet me dhembshuri për përballjen me depresionin: “Cilado qoftë beteja juaj, vëllezërit dhe motrat e mia – mendore apo emocionale, ose fizike apo diçka tjetër – mos votoni kundër jetës që është kaq e çmueshme, duke i dhënë fund asaj! Mirëbesoni te Perëndia. Mbahuni fort te dashuria e Tij. Dijeni se një ditë agimi do të çajë plot shkëlqim dhe të gjitha hijet e vdekshmërisë do të largohen” (“Si një Vazo e Thyer”, Liahona, nëntor 2013, f. 42).

Shtyp në Letër