“A e kupton vërtet Shpëtimtari atë që po kaloj?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)
“A e kupton vërtet Shpëtimtari atë që po kaloj?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten
A e kupton vërtet Shpëtimtari atë që po kaloj?
Shpëtimtari ka një kuptueshmëri të përsosur për rrethanat tona unike. Si njerëz të vdekshëm, kuptueshmëria jonë është e kufizuar. Mund të shpallim me Nefin që ne “e di[më] se ai i do fëmijët e tij; megjithatë, [ne] nuk e di[më] kuptimin e të gjitha gjërave” (1 Nefi 11:17).
Ndërsa kërkoni përgjigje dhe drejtim për rrugëtimin tuaj vetjak, mund t’i mirëbesoni Atit Qiellor dhe fuqisë së qenësishme në flijimin shlyes të Birit të Tij. Kur Jezu Krishti mori mbi Vete mëkatet e botës, Ai gjithashtu mbarti çdo dhembje dhe vuajtje që mund të përjetojë çdo qenie njerëzore (shihni tek Alma 7:11–12).