Seksioni 52
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit pleqve të Kishës, në Kirtland, Ohio, më 7 qershor 1831 (History of the Church, 1:175–79). Një konferencë ishte mbajtur në Kirtland, duke filluar në datën tre dhe duke përfunduar në datën gjashtë të qershorit. Në këtë konferencë shugurimet e para të veçanta në detyrën e priftit të lartë u bënë dhe manifestime të caktuara të shpirtrave të rremë dhe mashtrues u dalluan dhe u qortuan.
1–2, Konferenca pasuese caktohet të mbahet në Missouri; 3–8, Caktime të disa pleqve për të udhëtuar së bashku, bëhen; 9–11, Pleqtë duhet t’u mësojnë çfarë apostujt dhe profetët kanë shkruar; 12–21, Njerëzit e ndriçuar nga Shpirti sjellin fryte lavdërimi dhe urtësie; 22–44, Pleq të ndryshëm caktohen të shkojnë duke predikuar ungjillin, ndërsa udhëtojnë për në Missouri për konferencën.
1 Vini re, kështu u tha Zoti pleqve, të cilët ai i ka thirrur dhe zgjedhur në këto ditë të fundit, me anë të zërit të Shpirtit të tij—
2 Duke thënë: Unë, Zoti, do t’jua bëj të njohur atë që dëshiroj që ju të bëni, nga kjo kohë deri në konferencën e ardhshme, e cila duhet të mbahet në Missouri, në tokën që unë do t’ua përkushtoj njerëzve të mi, që janë një mbetje e Jakobit dhe atyre që janë trashëgimtarë sipas besëlidhjes.
3 Si rrjedhim, në të vërtetë unë ju them, shërbëtorët e mi Joseph Smith i Riu dhe Sidney Rigdon duhet ta nisin udhëtimin e tyre sapo të mund të bëhen përgatitjet për t’i lënë shtëpitë e tyre dhe për të udhëtuar për në tokën e Missouri-t.
4 Dhe për aq sa të më jenë besnikë, do t’u bëhet e ditur atyre se çfarë do të bëjnë;
5 Dhe gjithashtu, për aq sa të jenë besnikë, do t’u bëhet e ditur atyre toka e trashëgimit tuaj.
6 Dhe për aq sa nuk janë besnikë, ata do të flaken, madje ashtu siç dëshiroj unë, si të më duket mua mirë.
7 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, shërbëtori im Lyman Wight dhe shërbëtori im John Corrill duhet ta nisin udhëtimin e tyre me të shpejtë;
8 Dhe gjithashtu shërbëtori im John Murdock dhe shërbëtori im Hyrum Smith duhet ta nisin udhëtimin e tyre për në të njëjtin vend duke kaluar nga Detroit-i.
9 Dhe ata duhet të udhëtojnë nga ai vend duke predikuar fjalën gjatë udhës, duke mos thënë asgjë tjetër përveç asaj që profetët dhe apostujt kanë shkruar dhe që u është mësuar atyre prej Ngushëlluesit nëpërmjet lutjes së besimit.
10 Ata duhet të shkojnë dy e nga dy dhe kështu duhet të predikojnë gjatë udhës, në çdo grumbullim, duke pagëzuar me anë të ujit dhe duke u vënë duart pranë buzës së ujit.
11 Sepse kështu tha Zoti, unë do ta përshpejtoj punën time në drejtësi, sepse ditët vijnë që unë do të dërgoj gjykim deri në fitore.
12 Dhe shërbëtori im Lyman Wight duhet të jetë syhapur, sepse Satani dëshiron ta shoshisë atë si bykun.
13 Dhe vini re, ai që është besnik do të bëhet sundues mbi shumë gjëra.
14 Dhe përsëri, unë do t’ju jap një model në gjithçka, që ju të mos mashtroheni; sepse Satani është përhapur në tokë dhe ai shkon duke i mashtruar kombet—
15 Si rrjedhim, ai që lutet, shpirti i të cilit është i penduar, po ai pranohet nga unë, në qoftë se u bindet ordinancave të mia.
16 Ai që flet, shpirti i të cilit është i penduar, gjuha e të cilit është e duruar dhe lartëson, po ai është nga Perëndia, në qoftë se u bindet ordinancave të mia.
17 Dhe përsëri, ai që dridhet nën fuqinë time, do të forcohet dhe do të sjellë fryte lavdërimi e urtësie, në përputhje me zbulesat dhe të vërtetat që ju kam dhënë.
18 Dhe përsëri, ai që mposhtet dhe nuk sjell fryte, madje sipas këtij modeli, nuk është prej meje.
19 Si rrjedhim, me anë të këtij modeli ju do t’i njihni shpirtrat në të gjitha rastet, në tërë qiejt.
20 Dhe ditët kanë ardhur; sipas besimit të njerëzve, do t’u bëhet atyre.
21 Vini re, ky urdhërim u jepet të gjithë pleqve që unë i kam zgjedhur.
22 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, shërbëtori im Thomas B. Marsh dhe shërbëtori im Ezra Thayre duhet ta nisin udhëtimin e tyre gjithashtu, duke predikuar fjalën gjatë udhës për në po të njëjtin vend.
23 Dhe përsëri, shërbëtori im Isaac Morley dhe shërbëtori im Ezra Booth duhet ta nisin udhëtimin e tyre, gjithashtu duke predikuar fjalën gjatë udhës për në po të njëjtin vend.
24 Dhe përsëri, shërbëtorët e mi Edward Partridge dhe Martin Harris duhet ta nisin udhëtimin e tyre me shërbëtorët e mi Sidney Rigdon-in dhe Joseph Smith të Riun.
25 Shërbëtorët e mi David Whitmer dhe Harvey Whitlock gjithashtu duhet ta nisin udhëtimin e tyre dhe të predikojnë gjatë udhës për në po të njëjtin vend.
26 Dhe shërbëtorët e mi Parley P. Pratt dhe Orson Pratt duhet ta nisin udhëtimin e tyre dhe të predikojnë gjatë udhës, madje për në po të njëjtin vend.
27 Dhe shërbëtorët e mi Solomon Hancock dhe Simeon Carter gjithashtu duhet ta nisin udhëtimin e tyre për në po të njëjtin vend dhe të predikojnë gjatë udhës.
28 Shërbëtorët e mi Edson Fuller dhe Jacob Scott gjithashtu duhet ta nisin udhëtimin e tyre.
29 Shërbëtorët e mi Levi W. Hancock dhe Zebedee Coltrin gjithashtu duhet ta nisin udhëtimin e tyre.
30 Shërbëtorët e mi Reynolds Cahoon dhe Samuel H. Smith gjithashtu duhet ta nisin udhëtimin e tyre.
31 Shërbëtorët e mi Wheeler Baldwin dhe William Carter gjithashtu duhet ta nisin udhëtimin e tyre.
32 Dhe shërbëtorët e mi Newel Knight dhe Selah J. Griffin, të dy, duhet të shugurohen dhe gjithashtu ta nisin udhëtimin e tyre.
33 Po, në të vërtetë unë them, të gjithë këta duhet ta nisin udhëtimin e tyre për në të njëjtin vend, në rrugët e tyre të ndryshme, dhe një njeri nuk do të ndërtojë mbi themelin e një tjetri, as nuk do të udhëtojë në shtegun e një tjetri.
34 Ai që është besnik, po ai do të mbahet e bekohet me shumë fryt.
35 Dhe përsëri, unë ju them, shërbëtorët e mi Joseph Wakefield dhe Solomon Humphrey duhet ta nisin udhëtimin e tyre për në vendet e lindjes;
36 Ata duhet të punojnë me familjet e tyre, duke mos shpallur asgjë tjetër përveçse profetët dhe apostujt, atë që ata e kanë parë e dëgjuar dhe, në mënyrën më të sigurt, e kanë besuar, me qëllim që profecitë të mund të përmbushen.
37 Si pasojë e shkeljes, ajo që i ishte dhënë Helam Basset-it, duhet t’i merret atij dhe të vendoset mbi kokën e Simonds Ryder-it.
38 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, Jared Carter duhet të shugurohet prift dhe gjithashtu George James duhet të shugurohet prift.
39 Pjesa e mbetur e pleqve duhet të vëzhgojë mbi kishat dhe ta shpallin fjalën në krahinat përreth tyre; dhe ata duhet të punojnë me duart e tyre, që të mos praktikohet as idhujtari, as ligësi.
40 Dhe kujtoni në gjithçka të varfërit dhe nevojtarët, të sëmurët dhe të brengosurit, sepse ai që nuk i bën këto gjëra, po ai nuk është dishepulli im.
41 Dhe përsëri, shërbëtorët e mi Joseph Smith i Riu dhe Sidney Rigdon dhe Edward Partridge duhet të marrin me vete një rekomandim nga kisha. Dhe duhet të merret një për shërbëtorin tim Oliver Cowdery gjithashtu.
42 Dhe kështu, madje siç e kam thënë, në qoftë se jeni besnikë, ju do të mblidheni së bashku për t’u gëzuar në vendin e Missouri-t, që është vendi i trashëgimit tuaj, i cili është tani vendi i armiqve tuaj.
43 Por, vini re, unë, Zoti, do ta shpejtoj qytetin në kohën e tij dhe do t’i kurorëzoj besnikët me gëzim dhe me ngazëllim.
44 Vini re, unë jam Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, dhe unë do t’i ngre ata në ditën e fundit. Madje kështu. Amen.