Konferenca e Përgjithshme
Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
konferenca e përgjithshme e prillit 2020


2:3

Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm

Vëllezër dhe motra, unë tani do t’ju paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për votën tuaj mbështetëse.

Ju lutemi ta shprehni votën tuaj në mënyrën e zakonshme kudo ku mund të jeni. Nëse ka persona që e kundërshtojnë ndonjë prej propozimeve siç parashtrohet, ju kërkojmë të viheni në kontakt me presidentin tuaj të kunjit.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin, si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Henri Benion Ajringun, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe M. Rasëll Ballardin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.

Ndonjë kundër mund ta shfaqë.

Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: M. Rasëll Ballard, Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong dhe Ulises Soares.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që t’i lirojmë nga thirrja Të Shtatëdhjetët Zonalë vijues: Pleqtë Horhe T. Besera, Mark S. Brajs, Xheremi R. Jagi, Kelli R. Xhonson, Adejinka A. Oxhediran dhe Moses Vijanueva.

Atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin për shërbimin e tyre të shkëlqyer, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që ta lirojmë nga thirrja me mirënjohje të përzemërt Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve me përbërjen si vijon: Stiven W. Ouen si President, Daglas D. Holms si Këshilltar i Parë dhe M. Xhozef Brof si Këshilltar i Dytë.

Të gjithë atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin këtyre vëllezërve për shërbimin e tyre të shquar, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që t’i mbështetim personat që vijojnë si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë: Horhe T. Besera, Methju S. Holland, Uilliam K. Xhekson, Xheremi R. Jagi, Kelli R. Xhonson, Tieri K. Mutombo, Adejinka A. Oxhediran, Siro Shmail dhe Moses Vijanueva.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si Të Shtatëdhjetë Zonalë: Xhei D. Andersen, Faapito Auapaau, Frederik K. Bali i Riu, Kevin W. Bërç, Xhon W. Bosuell III, J. Francisko Byrer, Suhat Çaiçana, Methju R. Klark, L. Guido Kristobal, Edmark R. Dumas, Karlos A. Gabaldon, M. Endrju Galt IV, Klark G. Gilbert, Leonard D. Grir, Vladislav Y. Gornostaev, D. Martin Guri, Riçard I. Hiton, Brok C. Hajët, Dejvid H. Hantsman, Norman C. Insong, Daniel Kabason, Federiko M. Kenlain, Xhefri J. Kerr, Jungiun Kuon, David G. LaFranse, Rikardo C. Leiç, Marselo Luza, Hose G. Manarin, Xheremia J. Morgan, Mark A. Mortensen, Eduardo F. Ortega, Neithën D. Pejs, Majkëll M. Paker, Omar I. Palasios, Horhe W. Perez, Kirilo Pokilko, Serhio A. Ponsio, Arthur Raskon, Migel A. Reinoso, Gustavo G. Rezenxh, Robert G. Rivarola, Tonga J. Sai, Lusiano Sankari, Rosendo Santos, Henri Savstrom, J. Methju Skot, Xhejms E. Sloter, Robert T. Smith, Rikardo A. Spenser, Kolin C. Staufer, Dejvid C. Stjuart, Xhared W. Stoun, Arlen M. Tumaliuan, Martin J. Turvei, Jan C. Vega, Pol B. Uipi, Çad R. Uilkinson dhe Dou R. Uilson.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që të mbështetim si Presidenca e re e Përgjithshme e Të Rinjve: Stiven J. Land si President, Ahmad Salem Korbit si Këshilltar të Parë dhe Bredli Rej Uilkoks si Këshilltar të Dytë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Sërish, ne i ftojmë ata që mund të kenë qenë kundër ndonjërit prej propozimeve, që të vihen në kontakt me presidentët e tyre të kunjeve.

Ju falënderojmë për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.