Konferenca e Përgjithshme
Thirrja Hosana
konferenca e përgjithshme e prillit 2020


2:3

Thirrja Hosana

Tani, vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, teksa përkujtojmë Vegimin e Parë të Jozef Smithit për Atin dhe Birin, ne ndiem se do të ishte me vend të gëzohemi së bashku duke marrë pjesë në Thirrjen Hosana.

Kjo thirrje e shenjtë u bë së pari në këtë periudhë ungjillore në përkushtimin e Tempullit të Kirtlandit më 27 mars 1836. Tani ajo bëhet në përkushtimin e çdo tempulli. Është një nderim i shenjtë ndaj Atit dhe Birit, që simbolizon reagimin e turmës kur Shpëtimtari bëri hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem. Ajo ripohon gjithashtu atë që i riu Jozef përjetoi atë ditë në Korijen e Shenjtë – domethënë, që Ati dhe Biri janë dy Qenie të përlëvduara që ne i adhurojmë dhe lavdërojmë.

Tani do t’ju tregoj se si bëhet Thirrja Hosana. Ndërkohë që e bëj, unë i ftoj kolegët tanë në media që ta trajtojnë këtë rit shumë të shenjtë me dinjitet dhe respekt.

Secili që merr pjesë, merr një shami të pastër, të bardhë, duke e mbajtur në njërin cep, dhe e valëvit ndërsa thotë njëzëri me të tjerët: “Hosana, Hosana, Hosana, Perëndisë dhe Qengjit”, të përsëritur tri herë, që ndiqet nga “Amen, Amen dhe Amen”. Nëse nuk keni një shami të bardhë, ju thjesht mund të valëvitni dorën.

Vëllezër dhe motra, ju ftoj tani që të ngriheni në këmbë dhe të merrni pjesë në Thirrjen Hosana, pas së cilës do të këndohen “Himni Hosana” dhe “Shpirti i Per’ndis’”1.

Në sinjalin e drejtuesit, ju lutem, bashkohuni me ne për të kënduar “Shpirti i Per’ndis’”.

Hosana, Hosana, Hosana Perëndisë dhe Qengjit!

Hosana, Hosana, Hosana Perëndisë dhe Qengjit!

Hosana, Hosana, Hosana Perëndisë dhe Qengjit!

Amen, Amen dhe Amen.

Shënim

  1. Himne, nr. 2.