Kamila nga Nju-Jork-Siti
Kamila nëntëvjeçare ka plot shokë e shoqe. “Gjëja që më pëlqen vërtet për shoqet e mia, është se ato janë të gjitha të ndryshme”, thotë ajo. “Ato vijnë nga vende të ndryshme dhe kanë mënyra të ndryshme për t’i bërë gjërat.” Kamilës i pëlqen shumë të mësojë gjëra të mira nga shoqet e saj dhe i pëlqen të ndajë gjëra me to. Gjëja më e mirë që ka ndarë ajo ndonjëherë me një shoqe, është ungjilli. Pasi ndau nenin e parë të besimit me shoqen e saj, Jalinën, Kamila e ftoi familjen e shoqes së saj që të takohej me misionarët. Kamila gjithashtu i mësoi Jalinës se si të lutej. Tani Jalina dhe nëna e saj janë anëtare të Kishës.
Këngët e mia të parapëlqyera janë “Fëmi i Per’ndis’ Jam” dhe “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’”. Shkrimi i shenjtë i parapëlqyer është Doktrina e Besëlidhje 19:23: “Mëso nga unë dhe dëgjoji fjalët e mia; ec në butësinë e Shpirtit tim dhe ti do të kesh paqe në mua”. Ky shkrim i shenjtë gjithmonë më mbush me gëzim kur jam e trishtuar.