Për Fëmijët e Vegjël
Jezusi i Bekon Fëmijët e Vegjël
Nga Marku 10:13–16.
Shumë njerëz u mblodhën përreth Jezusit. Ata donin ta dëgjonin Atë të tregonte histori. Ata donin ta dëgjonin Atë t’u mësonte për qiellin.
Kur njerëzit ishin të sëmurë, Jezusi i shëroi ata. Ai shëroi njerëz që nuk mund të shihnin. Ai shëroi njerëz që nuk mund të dëgjonin.
Një ditë, disa njerëz i sollën fëmijët e tyre të vegjël që ta shihnin Jezusin. Ata donin që Ai t’u jepte një bekim fëmijëve të tyre. Dishepujt e Jezusit u thanë njerëzve të mos e bezdisnin Jezusin. Ata menduan se Ai ishte tepër i zënë.
Jezusi nuk ishte tepër i zënë. Ai u tha dishepujve që t’i lejonin fëmijët të vinin tek Ai. Ai tha se mbretëria e qiellit u përket njerëzve që janë si fëmijët e vegjël.
Jezusi i do të gjithë fëmijët. Nuk ka rëndësi se cili jeni, çfarë pamje keni, apo ku jetoni. Jezusi ju do juve!