2021
Plani i Shpëtimit dhe Mirëbesimi te Zoti
Korrik 2021


Për Prindërit

Plani i Shpëtimit dhe Mirëbesimi te Zoti

Të Dashur Prindër,

Ju mund t’i përdorni artikujt në vijim dhe figurat e tyre për të hapur diskutime me familjarët tuaj dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë tema të rëndësishme të tilla si plani i shpëtimit dhe mirëbesimi te Zoti.

Plani i Shpëtimit

Përdorni “Bazat e Ungjillit” në faqen 6 për t’iu mësuar fëmijëve tuaj rreth planit të shpëtimit. Diskutoni se si njohuria për planin e shpëtimit ju bekon ju dhe familjen tuaj. Merrni parasysh t’i vini fëmijët tuaj të vizatojnë figura për planin e shpëtimit dhe vëreni secilin prej tyre të shpjegojë një pjesë të ndryshme prej tij.

Mirëbesimi te Zoti

Lexoni përvojën e Vëllait Milton Kamargo në faqen 21. Ndërsa e diskutoni atë me fëmijët tuaj, merrni parasysh të bëni pyetjen: Si e tregoi misionari mirëbesimin e tij te Perëndia? Si e tregoni ju mirëbesimin tuaj te Zoti? Cilat janë disa mënyra se si jeni bekuar ngaqë i keni mirëbesuar Perëndisë?

Sjellja Lidhur me Keqtrajtimin

Përdorni idetë në artikullin në faqen 14 për të mësuar se si ta dalloni keqtrajtimin, si ta parandaloni atë dhe t’u mësoni fëmijëve se si të mbrohen.