2022
Plani i Perëndisë Është për Ju
Janar/Shkurt 2022


Për Prindërit

Plani i Perëndisë Është për Ju

Të Dashur Prindër,

Ndërsa i studiojmë figurat, simbolet dhe mësimet e Dhiatës së Vjetër, ne mund ta kuptojmë më mirë planin e Atit tonë Qiellor për ne dhe rolin e Jezu Krishtit në atë plan.

Artikujt në botimin e këtij muaji mund t’ju japin ide për t’ju mësuar fëmijëve nga Dhiata e Vjetër dhe rreth planit të Perëndisë për ne.

Ati Qiellor Ka një Plan Hyjnor për Fëmijët e Tij

Përse është e rëndësishme që ta kuptojmë planin e Perëndisë për shpëtimin? Përdorni “Bazat e Ungjillit” në faqen 10 për t’u mësuar fëmijëve tuaj rëndësinë e Rënies së Adamit dhe të Evës. Së bashku ju mund të krijoni një listë të bekimeve dhe mundësive që kemi në këtë jetë për shkak se erdhëm në tokë.

Pasi të lexoni artikullin e Plakut Kuentin L. Kuk në faqen 6, diskutoni si familje bekimet që kanë ardhur në jetën tuaj nga dijenia se Perëndia ka një plan për t’i shpëtuar fëmijët e Tij.

Studimi i Dhiatës së Vjetër

Përmirësojeni studimin tuaj të Dhiatës së Vjetër duke lexuar artikujt në faqet 20 dhe 26. Çfarë mësoni që ju ndihmon ta kuptoni Dhiatën e Vjetër? Me lutje diskutoni me familjen tuaj se çfarë synimesh keni këtë vit për studimin nga ana juaj të materialit Eja, Më Ndiq.

Ide mbi materialin Eja, Më Ndiq

Shihni faqen 30 për një shpjegim të ilustruar të Krijimit dhe materiale të tjera për ta përkrahur studimin nga ana juaj të materialit Eja, Më Ndiq.

Shtyp në Letër